Connect with us
Elona Dobra

16 vjeçarja vdes në spital: Rama flet për RILINDJEN e spitaleve

Aktualitet

16 vjeçarja vdes në spital: Rama flet për RILINDJEN e spitaleve

Një 16-vjeçare ndërroi jetë ditën e sotme në një spital privat ku ishte paraqitur për një ndërhyrje në gju pas dëmtimit që kishte pësuar në shkollë.

Blerta Pepa humbi jetën si pasojë e komplikacioneve gjatë operacionit, të shkaktuara nga anestezia.

Por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar nga strukturat qeveritare, as nga ministria e Shëndetësisë, as nga ministria e Arsimit, as nga vetë kryeministri, i cili rreth një muaj më parë inauguroi ambientet e reja të një spitali privat në Tiranë.

Përkundrazi, përballë lajmit të rëndë që po qarkullon prej paradites, ai ka postuar rreth një orë më parë foto nga aktiviteti i djeshëm në Shkodër, ku inspektoi ndryshimet që kanë përfshirë spitalin e Shkodrës në kuadër të paketës së qeverisë për Rilindjen e Shëndetësisë.

Ai shprehet për arritjet e qeverisë në tre vjet e gjysmë, për shërbimet që ofrohen për herë të parë, përkundër tragjedisë që goditi sot familjen e 16-vjeçares Blerta Pepa.

(XH.A/SHUPLAKA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top