Connect with us
Elona Dobra

17 vjeçe, nënë e 7 fëmijëve. Refuzohet nga prindërit.

Bota

17 vjeçe, nënë e 7 fëmijëve. Refuzohet nga prindërit.

Kjo është historia e Pamela Villaruelle,një adoleshente nga Leones në Argjentine,e cila në moshën 17 vjeçare ka 7 fëmijë, një djalë dhe 6 vajza. Historia është e rrallë por ajo bëhet më e rëndë kur mëson se Pamela i rrit fë mijët pa ndihmën e prindërve të saj.

Në moshën 14 vjeçare vajza bëhet nënë për herë të parë. Ajo u ndodh pa mbrojtje pasi babai i fëmijës e braktis pa asnjë justifikim. Në një marrëdhënie të dytë Pamela lind dy herë binjakë. Edhe babai i 4 vajzave zhduket pa lënë gjurmë.

Shtatzania tjetër i dhuroi edhe dy binjake vajza por sërish pa baba. Pamela aktualisht ndihmohet nga autoritetet lokale të cilat i kanë dhuruar një shtëpi ndërsa po kryejnë fushata sensibilizimi për përfitim subvencionesh dhe donacionesh.

Nga ana e saj vajza është duke punuar fort për të ushqyer fëmijët e saj dhe për këtë ndihet krenare. Ndërsa prindërit e Pamelës jo vetëm që nuk e ndihmojnë por dhe e aknë braktisur dhe kjo gjë është cilësuar nga fqinjët si një veprim i papjekur dhe mizor.

Megjithatë kjo vazjë më shumë se sa mbështetje ekonomike ka nevojë për ndihme psikologjike, në mënyrë që ajo të piqet dhe të jetë e aftë të edukojë fëmijët e saj. Kjo është një histori e padëgjuar më parë por në fakt si kjo vajzë jetojnë dhe shumë të tjera në zonat e varfra të qytetit.

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bota

Sondazh

Vettingu duhet te filloje ne:

View Results

Loading ... Loading ...
To Top