Histori personale

Vajza indiane tërheq zvarrë për flokësh një djalë duke e çuar në polici.

Kjo është historia e një vajze indiane Pradnya Mandhare 20 vjeçe, e cila u ngacmua seksualisht në mes të ditës, përpara dhjetëra personave por që askush nuk mori mundimin ta ndihmonte.

Pradnya kishte mbaruar mësimin në Sathaye University dhe po priste trenin në stacion kur një person i seksit mashkull, në gjendje të dehur filloi ta ngacmonte në mënyrë të paturpshme.

“Askush nuk u përpoq të më ndihmonte. Njerëzit rrinin aty dhe vështronin, dhe asnjë prej tyre nuk afrohej të merrte vesh se çfarë po ndodhte. Fillova ta godas me çantë. Ai tentoi të më godiste por për fat të mire nuk arrit sepse ishte totalisht i dehur”- tregon vajza e ngacmuar.

Më pas 20 vjeçarja e ka kapur për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë nëpër rruge deri tek stacioni i policisë. Edhe n♪ këtë moment askush nuk u afrua të ndërhynte ose të ndihmonte vajzën e re. Agresori ishte një i ri 25 vjeçar, i varur nga droga, por në momentin e ngacmimit ai ishte i dehur.

Pradnya Mandhare u bë simboli i guximit të femrës indiane e cila shpesh është bërë objekt i përdhunimeve në grup.

Fatmirësisht policia ka arrestuar të riun ndërsa vajza e re ka lëshuar mesazhin:” Të gjitha gratë duhet të reagojnë dhe mos vuajnë në heshtje. ”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

To Top