Kulture

3 shqiptarë në Eurosong. Ermal Meta pret biletën për Lisbonë

Dueti Ermal Meta dhe Fabrizio Moro rrëmbejnë çmimin e parë të edicionit të 68 të festivalit të Sanremos. “Non mi avete fatto niente” ishte kënga e cila shkaktoi shumë debate dhe polemika madje i pari që u sulmua për këtë ishte drejtori artistik i Festivalit Claudio Baglioni. Sipas kritikëve dhe mediave, kënga e Ermal Metës ishte identike me një këngë të prezantuar edhe më parë në Sanremo Giovanni. Rregullat e çdo festivali janë që kënga duhet të ishte e padëgjuar. Ndërkohë u mor vendimi që “Non mi avete fatto niente” të pezullohej për dy net, deri sa të kryheshin verifikimet e nevojshme.

Në një intervistë radiofonike, këngëtari me origjinë shqiptare Meta u shpreh se një këngë quhet Plagjaturë kur ajo ka ngjashmëri me një këngë tjetër në mbi 30% të intervalit. Kënga ka ngjashmëri por tek disa motive. Eshtë normale, u shpreh Meta, pasi dhe kënga e parë mban firmën e tij dhe të Fabrizio Moro.

Pavarsisht peripecive që kaloi kënga sot Meta dhe Moro janë zgjuar me statujën e Palmës së Artë. Ata janë fitues të Sanremo 2018. Dhe njëkohësisht përfaqësuesit e Italisë në Festivalin Europian të këngës. Edhe vitin e kaluar Ermal Meta ishte në podiumin e 3 më të mirëve me këngën Vietato Morire.

Ermal Meta bëhet kështu shqiptari i tretë që do këndojë në Eurosong.  Eugent Bushpepa do ë përfaqësojë Shqipërinë me këngën Mall. Eleni Foureira do përfaqësojë Qipron me këngë Fuego. Ndërsa Ermal Meta në duet me Fabrizio Moro do sjellin në Eurosong Non mi avete fatto niente.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

To Top