Bota

Tragjedi ajrore në Moskë. Bie avioni me 71 persona në bord.

Një avion i shoqërisë ajrore Saratov Airlines një Antonov AN-148, është rrëzuar pak pasi u ngrit në aeroportin e Moskës Domodedov. Ministria ruse e emergjencave njoftoi se avioni fillimisht ishte zhdukur nga radarët, më pas u rrëzua në fshatin Argunov të rajonit moskovit. Banorët e fshatit ku u rrëzua avioni bëjnë të ditur se kanë parë avionin të merrte flakë në ajër para se ai të rrëzohej.

Mundësitë për të mbijetuar janë të pakta. Avioni me 65 pasagjere dhe 6 pjestërë të ekuipazhit kishte si destinacion qytetin Orsk, rreth 1500 km në juglindje të Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, ka kërkuar ngritjen e një komisioni pë zbulimin e shkaqeve të aksidentit ajror.

SIpas hipotezave të ekspertëve mendohet që shkaqet e rrëzimit të avionit të kenë qënë kushtet e këqija atmosferike, por marrja flakë e avionit në ajër nuk përjashton mundësinë e një defekti teknik ose gabimi njerëzor.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Most Popular

To Top