Connect with us
Elektroshtepiake

TELUSHI: Nje emer qe premton shume ne Kroaci.

Sport

TELUSHI: Nje emer qe premton shume ne Kroaci.

Bruno Telushi po shkëlqen në Kroaci. Ai u shpall futbollisti i javës në kampionatin kroat, më pas u përfshi në formacionin më të mirë të dy javëve të fundit, por jo vetëm, pasi u përzgjodh edhe si lojtari që ka spikatur në javën e tretë. Për paraqitjen e tij me Slaven Belupo, ai ka dëshmuar se po bën diferencën, duke ngritur në një lloj forme lart edhe emrin e Flamurtarit.

Në një intervistë për mediat mesfushori vlonjat tregon eksperiencën e re të tij në tokën kroate, duke filluar nga ambientimi e për të kaluar tek emocionet që i ofroi vlerësimi që mori nga mediat vendase. Ish-kapiteni nuk mund të mos fliste për kuqezinjtë, ndërsa parashikon se këtë sezon do të arrijë Kupat e Europës, dhe si pasuesin e tij për shiritin ai sheh vetëm Franc Veliun.

  • Si janë ditët e Telushit në Kroaci?

Ditët e mia në Kroaci janë të thjeshta. Dy herë në ditë stërvitem. Nëse në darkë kam ndopak kohë të lirë, pi ndonjë kafe dhe nxjerr shëtitje fëmijët në parqet që këtu nuk mungojnë.

  • A jeni ambientuar?

Ambientimi në fillim ka qenë pak i vështirë në fakt, kjo për shkak të ritmit që ka kampionati dhe seancat stërvitore këtu në Kroaci.

  • Po tani ka ndryshuar diçka…?

Ngadalë-ngadalë po përshtatem mirë.

  • Pjesë e Slaven Belupos është bërë edhe sulmuesi Pero Pejiç. Si ndiheni për këtë fakt?

Tani këtu erdhi edhe Pejiç dhe kjo gjë më gëzon më shumë. Unë e njoh shumë mirë atë. Po ashtu këtu kam edhe dy shqiptarë nga Maqedonia në ekip. Marrëdhëniet me Pejiç janë shumë të mira. Mendoj se këto marrëdhënie me të do më ndihmojnë akoma më shumë këtu në Kroaci, pasi ai ka qenë edhe më parë pjesë e këtij ekipi. Pejiç njeh ambientin, por më njeh edhe mua.

  • Jeni shpallur lojtar i javës në kampionatin kroat. Si ndiheni për këtë vlerësim?

Ndihem shumë i kënaqur që puna ime vlerësohet. Kjo më bën akoma më shumë të motivuar që të punoj edhe më, pasi e kuptoj që jam në rrugën e duhur.

  • Flasim pak për Flamurtarin. Vlonjatët kanë bërë shumë ndryshime ku mendoni se do të shkojë Flamurtari i sezonit të ri?

Mendoj se sezonin e ri, Flamurtari do të shkojë në Kupat e Europës.

  • Cili mendoni se duhet të jetë pasuesi juaj për shiritin e kapitenit të Flamurtarit?

Për mendimin tim edhe si ish-kapiten i Flamurtarit, përveç Franc Veliut në atë ekip nuk ka mbetur asnjë vlonjat që mund të përfaqësojë Flamurtarin. Mendoj se drejtuesit do të bëjnë zgjedhjen e tyre më të mirë edhe për këtë çështje.(Olsen Llambro)

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top