Connect with us
Elona Dobra

3 Lëndë në 6 orë

Aktualitet

3 Lëndë në 6 orë

Ky projekt inovativ synon reformimin e kalendarit ditor të orëve mësimore përmes nismës “3 lëndë në 6 orë” dhe Rama e prezantoi në një komunikim online me mësues dhe prindër.

“Kemi diskutuar me ministren disa herë lidhur me problemin e madh të ngarkesës mësimore, të ngarkesës fizike të çantave çdo mëngjes për fëmijët, për çka ishte menduar një qasje tjetër. Ndërkohë, falë kurajos për të besuar të zonjës që u bë shkaku që ju jeni bashkuar së bashku dhe që ne të jemi këtu së bashku, ne gjendemi me një zgjidhje shumë të thjeshtë dhe shumë të plotë përpara nesh në tavolinë”, u shpreh Rama.

Përkrah kreut të qeverisë qëndronte edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe së bashku theksuan se presin propozime të reja në portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët.

Rama premtoi se do t’u japë mundësinë qytetarëve të kërkojnë interpelanca  me ministrat, ndërsa nënvizoi se nisma do të nis të zbatohet prej datës 1 Shkurt.

“Ankesat e njerëzve në Platformë adresohen sipas afateve që kemi premtuar dhe se çdo ankesë që vjen nga Platforma nuk kalon nëpër filtrat e burokracisë, që shpesh herë janë problemi ynë i përbashkët, por shkon drejt e te ministri apo ministrja”, deklaroi ai.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

Vettingu duhet te filloje ne:

View Results

Loading ... Loading ...
To Top