Connect with us
Elona Dobra

Kjo qytezë e mrekullueshme nuk ka asnjë rrugë, njerëzit jetojnë normalisht.

Kuriozitete

Kjo qytezë e mrekullueshme nuk ka asnjë rrugë, njerëzit jetojnë normalisht.

Cdo qytet, i madh apo i vogel te jete, ka karakteristikat e veta, peizazhin e vet, por mbi të gjitha ndërtimet tipike të zonës ku është ndërtuar dhe në përshtatje me natyrën dhe terrenin. Vendi protagonist i kësaj historie ndodhet në Gjermani dhe ka emrin Giethoorn. Kjo qytezë në fakt ka një karakteristike që e ben te vetmen në botë për infrastrukturën e saj. Sic e shihni në foto kjo qytezë nuk ka asnjë rrugë në brendësi të saj. Për tu zhvendosur qytetarët përdorin kanalet ujore që i lejojnë të lëvizin nga njëri cep i qytetit në tjetrin.

Rrjedhimisht nuk ekzistojnë as makina, as bicikleta apo motorcikleta. por vetëm barka që mund të levizin lirshë në gjerësinë e kanalit. Kjo karakteristikë e bën qytezën mjaft atraktive për turistët. Edhe mënyra e jetesës është shumë e veçantë, madje banorët nuk kanë ndërmend ta braktisin këtë qytet , dhuratë të natyrës, Parajse tokësore. Përvec gjelbërimit dhe ajrit të pastër turistë janë të mrekulluar nga burimet e shumta ujore si dhe barkat e shumta që levizin nëpër qytet, apo urrat e vogla që bashkojnë zona te ndryshme të qytetit, i cilësuar si i denjë për telajon e një piktori.

Kjo qytezë e mrekullueshme ku koha duket se ka ndaluar, është themeluar në vitin 1230 . Duke qënë se mungojnë makinat, urbanet, mjetet motorike, cilesia e jetës është më e lartë dhe e shëndetshme. Shumë turistë kërkojnë të zhvendosen këtu por shumë pak kanë mundur te gjejnë ambient të përshtatshëm per të ndërtuar shtëpi të reja. Cdo banëse këtu është e zhytur në gjelbërim. Ndërsa edhe dimri është po aq i mrekullueshëm sa dhe stinët e tjera. Këtu ngrin gjithcka. Temperaturat zbresin disa grade nën zero dhe bora mbulon gjithë qytezën.

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top