Connect with us
Elona Dobra

’55 shades of gay’ në Teatrin e Kosovës.

Kulturë

’55 shades of gay’ në Teatrin e Kosovës.

Eshtë shfaqur në Teatrin e Kosovës një performancë argëtuese politike dhe provokative, kësaj here mbi çështje që kanë të bëjnë me komunitetin LGBT.

“55 shades of gay” një rrëfim burlesk për politikat rreth komunitetit homoseksual në Ballkan dhe Evropë.

Politikanët lokalë të Ballkanit përpiqen të manipulojnë e mashtrojnë zyrtarët e BE-së, mercenarët humanitarë të OJQ-ve ndërkombëtare, e që shpesh shfrytëzojnë terrenin homofob për të vjelë fonde e për të realizuar projektet e tyre sociale e edukative , ndërsa zyrtarë të BE–së, duke shfrytëzuar pozitën e tyre superiore financiare e politike, përpiqen t’i nënshtrojnë të gjithë.

Në këtë trini, manipulim, abuzim, nënshtrim, pyetja që shtron shfaqja është: A është i mundur një çlirim seksual në Ballkan? Ose, a mundet Ballkani ta nisë një ‘Pranverë ballkanike të revolucionit seksual’?

Në shfaqje, një çift gay bën kërkesë për kurorëzim në një qytet provincial konservativ dhe thellësisht homofob. Kërkesa bëhet në kohën kur një shoqatë italiane ka nisur në qytet ndërtimin e një fabrike për prodhimin e prezervativëve, një projekt ky që është përkrahur financiarisht nga Bashkimi Evropian dhe që synon zvogëlimin e papunësisë në atë qytet ku papunësia shkon deri në 90%. Intelektualë, artistë, politikanë, përfaqësues të fesë e bombahedhës profesionistë angazhohen që kjo martesë të mos ndodhë, pavarësisht se martesa e çifteve të së njëjtës gjini lejohet me kushtetutën e vendit, të cilën kryeministri e ka nënshkruar sipas udhëzimeve të BE-së.

“55 shades of gay” është realizuar nga një kast prej 5 aktorësh kosovarë në bashkëpunim dhe me suport të trupave teatrore gjermane, franceze dhe serbe. Në këtë shfaqje me skenar të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, luajnë aktorët: Tristan Halilaj, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismaili, Semira Latifi, Alketa Sylaj

Premiera u shfaq te premtën ndërsa publiku i gjerë do ketë mundësi ta shohë të shtunën ora 20.00.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kulturë

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top