Connect with us
Elona Dobra

A JANË TË LIRË GAZETARËT KUR FTOHEN NGA KRYEMINISTRI PËR MËNGJES?

Opinion

A JANË TË LIRË GAZETARËT KUR FTOHEN NGA KRYEMINISTRI PËR MËNGJES?

Nga Agron Shehaj.

Shfaqja e kryeministrit me video live është shfrytëzim i neveritshëm i gazetarëve sepse:
1. Gazetarët nuk janë të lirë, ata janë mysafirë të Ramës. Si të tillë, ndihen në siklet ta kundërshtojnë dhe të jenë agresivë.
2. Rama është “i zoti i shtëpisë”: ai kontrollon kamerat, ambjentin, iu jep dhe iu merr fjalën.
3. Ai i bën të ndihen në borxh me të sepse i ka ftuar.
4. Kush do e prishte qetësinë e një mëngjesi në mal ose në bregdet duke akuzuar kryeministrin që iu ka lënë dorë të lirë trafikantëve, që ka përdorur kriminelë për të mbajtur pushtetin?

Edhe unë do isha në vështirësi për t’u treguar kritik nëse do më ftonte për mëngjes 

Qeverisë nuk i mjafton kontrolli thuajse total mbi mediat, portalet duke i bombarduar me njoftime nga policia, ministritë, bashkia. Pasi kuptoi që kjo mënyrë “nuk pi më ujë” sepse 200,000 (800,000 duke përfshirë familiarët) shqiptarë aplikojnë çdo vit për Llotarinë Amerikane, zgjodhi të jepte shfaqje live.

Këto shfaqje mund të duken të parëndësishme, por manipulimi i opinionit publik nëpërmjet mediave ka qenë arsyeja kryesore e fitores së Ramës pavarësisht rezultatit katastrofik të qeverisjes.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Opinion

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top