Connect with us
Elona Dobra

A mund te jetohet pa para? Ky qytet e ka gjetur zgjidhjen

Kulturë

A mund te jetohet pa para? Ky qytet e ka gjetur zgjidhjen

Ky qytet u themelua në vitin 1968 dhe ka rreth dy mijë banorë të ardhur nga e gjithë bota. I njohur si Qyteti i Agimit”[1], ajo çfarë e bën unik këtë qytet është mënyra e organizimit të jetesës, pa para e pa qeveri. Një vend që frymëzon paqen dhe harmoninë midis njerëzve të të gjitha përkatësive etnike e fetare. Është mikëpritës ndaj vizitorëve dhe madje ka një shkollë ku mësohet gjuha angleze e shumë dije të tjera.

Auroville, ndryshe I njohur si “Qyteti I Agimit” është një qytet ‘provë’ në provincën e Tamil Nadusë në Indi. U themelua nga Mirra Alfassa nën ndihmën e arkitektit Roger Anger. [2] Në vend të monedhës, banorët shkëmbejnë produktet me njëri-tjetrin. Buxheti i qytetit mbahet nga “kontributi i mysafirëve” të cilët dhurojnë një shumë ditore për vizitën e tyre. Ekziston një bashkësi e mirëmbajtjes e cila menaxhon këtë buxhet dhe është përgjegjëse të ndihmojë banorët për nevojat e tyre kur lëvizin nga qyteti.

Mbi 5,000 njerëz, kryesisht nga vendet e afërta, janë të punësuar në njësi të ndryshme të Auroville[3], ku përfshijnë pyllëzimin, bujqësinë organike, hulumtimin bazë arsimor, kujdesin shëndetësor, zhvillimin e fshatit, teknologjinë e përshtatshme, planifikimin e qytetit, menaxhimin e ujit, aktivitetet kulturore dhe shërbimet e komunitetit.

Qëllimin e këtij qyteti-projekt e tregoi vetë themeluesja e tij në fjalimin e inagurimit:

“Auroville dëshiron të jetë një qytet universal ku meshkuj dhe femra e të gjitha përkatësive etnike e fetare të jetojnë në paqe dhe harmoni.” [4] 

Në shenjë të unitetit, banorët e ardhshëm vendosën secili një grusht dhè nga vendi i tyre në një urë hyrëse të qytetit të ri.

 

Alfassa shkruante këto fjalë në vitin 1954, 14 vite para realizimit të ëndrrës së saj:

“Patjetër duhet të jetë një vend në tokë, të cilin asnjë shtet të mos e pretendojë si pronë. Një vend ku të gjitha qeniet njerëzore mund të jetojnë lirisht si qytetarë të botës e t’I binden të vetmit autoritet, të vërtetës; qyteti I paqes, bashkëpunimit dhe harmonisë, ku të gjitha instiktet dhe energjia luftarake e tyre do të përdoreshin për të kapërcyer dobësitë; një vend ku ana shpirtërore dhe shqetësimi për progresin do të kishin përparësi mbi kënaqësitë e dëshirave dhe pasioneve.

Në këtë vend fëmijët do të ishin në gjendje të zhvillonin aftësitë e tyre pa humbur anën shpirtërore; edukimi do të kultivohej jo për kalimin e provimeve apo marrjen e një diplome, por për aftësimin e vërtetë dhe ecurinë e arsimit. Bukuria dhe estetika në të gjitha format e saj artistike, piktura, letërsia etj. do të ishte e arritshme për të gjithë. Aty ku aftësia për të tejçuar gëzimin nuk do të varej nga pozita sociale e financiare.

Sepse, në këtë vend ideal, paratë nuk do të ishin zot, madje vlera do të kishte rëndësi më të madhe se materia e çdo forme. Aty ku puna nuk do të ishte një mënyrë për të siguruar jetesën, por një mjet për të shprehur dhe zhvilluar kapacietetin dhe mundësinë në shërbim të komunitetit.

Pra shkurtimisht, do të ishte një vend ku marrëdhëniet midis njerëzve nuk do të bazohen në konkurrencë, zili e urrejtje, por në bashkëpunimin, vllazërinë e mirkuptimin e vërtetë.” [4]

 

 

Përgatiti: Miri Çela  Linku ne origjinal// https://kampusiim.wordpress.com/2017/07/24/a-mund-te-jetohet-pa-para-ky-qytet-e-ka-gjetur-zgjidhjen/

Referenca:

[1] Auroville in brief Official website. Updated 30 March 2016. 

[2] Auroville founded by Mira Richards”. Architectureweek.com. 2005-11-16, “Roger Anger as architect”. Boloji.com.

[3] “Forbes India”. Business.in.com

[4] Auroville, the Fulfillment of a Dream by Lotfallah Soliman. UNESCO Courier. January 1993 Retrieved 28 May 2016.

 

©kampusiim

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kulturë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top