Connect with us
Elona Dobra

Ai eshte nje nga aktoret me terheqes, por prej 16 vitesh eshte i dashuruar pas saj.

Lifestyle

Ai eshte nje nga aktoret me terheqes, por prej 16 vitesh eshte i dashuruar pas saj.

Ne moshen 62 vjecare pamja e tij e jashtme vazhdon te jete mjaft terheqese. Shume femra do jepnin gjithcka per nje nate me te. Ne fakt ish James Bond eshte mrekullisht i dashuruar pas gruas se tij e cila per hir te se vertetes nuk qendron ne te njejtin nivel me aktorin persa i takon pamjes se jashtme. Megjithate dashuria eshte e verber. Aktori Pierce Brosnan dhe bashkeshortja e tij Keely 51 vjece jane nder te paktet cifte ne Hollywood qe vazhdojne te qendrojne bashke. Rast i rralle dhe ndoshta unikal. Ata jane munduar shpesh te qendrojne larg Paparaceve, por objektivit fotografik nuk i ka shpetuar ky moment romantik ne Hawai ku cifti po kalon pushimet.

Per Brosnan kjo eshte martesa e dyte, pasi hera e pare ka qene me Cassandra Harris e cila tashme nuk jeton me per shkak te nje semundje te rende. Martesa e tij e pare ka zgjatur 10 vjet por me Cassandren ka bashkejetuar plot 17 vjet.

Nga martesa e dyte aktori ka dy femije Paris 13 vjece dhe Dylan 18 vjec.Me Brosnan dhe familjen e tij te re jetojne edhe dy femijet qe ka patur me martesen e pare Sean dhe Christofer. Ndersa vajza e trete qe ka patur me Cassandren eshte ndare nga jeta ne 2013 edhe kjo prej te njejtes semundje qe vuante e ema.

Fale bashkeshortes aktuale aktori ka gjetur qetesine dhe ngushellimin qe i nevojitej sidomos pas vdekjes se vajzes. Brosnan e ka shprehur dhe ne intervista te tjera qe eshte nje bashkeshort besnik dhe nje monogam i bindur.

 

Emri i Pierce Brosnan qendron fort i lidhur me personazhin e agjentit 007 James Bond. Ai nuk ka perjashtuar mundesine qe nje bashkepunimi me gjithe aktoret e meparshem qe kane luajtur agjentin te cilet do perfshihen ne nje realizem te ri,  Sean Connery, George Lazenby, Roger Moore e Timothy Dalton.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lifestyle

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top