Aktualitet

Alfred Peza sulmon prokurorinë: Po më hetojnë si gazetar, jo si deputet

Deputeti rilindas Alfred Peza ka vendosur që ti përgjigjet prokurorisë pas sekuestrimit të pasurisë së tij. Sipas rilindësit Peza, për hërë të parë në Shqipëri është duke u hetuar një gazetar.

“Unë po hetohem si gazetar e jo si deputet. Kjo do të thotë se Prokuroria nuk ka asnjë problem për politikanin Alfred Peza, por në këto kushte organi i prokurorisë është duke hetuar se si e ka vënë pasurinë një gazetar. Kjo është e paprecedent.

Këto që po hetohen sot mund të ishin hetuar që në dhjetorin e 2012. Në një vend si Shqipëria, prokuroria më heton mua e jo persona që kanë pasuri më të mëdha se unë. Nuk kam pasur asnjë post publik dhe nuk kam fituar asnjë lek nga paratë publike.

Nuk do të dëshiroja që të komentoja qëllime dhe shkaqe që prokuroria e ka nisur dhe vazhdon këtë procedurë”, është shprehu Peza.

24.Al




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top