Connect with us
Elektroshtepiake

Atletet e bardha të kryeministrit dhe motorat qe prishen.

Aktualitet

Atletet e bardha të kryeministrit dhe motorat qe prishen.

Vetem disa dite me pare ndodhi avaria e shoqerise lundruese Adria Ferries. Nuk eshte hera e pare qe ndodh, madje ndodh shpesh dhe kane filluar te behen rutine. Udhetimet me tragete po fillojne te kthehen ne aventura te rrezikshme . Ne nje rast nuk funksionon ajrimi  dhe kondicionimi total ne mes te vapes . Kardiaket akuzonin probleme shendetesore ndersa femijet qanin gjate gjithe kohes nga vapa dhe mungesa e ajrit gjate gjithe lundrimit. Kapo-makinisti qe drejtonte situaten kercenoi drejtuesit me doreheqje. Ate njeri nuk e pashe me ne anije.

Ne nje rast tjeter familjaret kane perjetuar tmerrin e lundrimit jashte normave dhe per me teper qendrimin ne bord per me shume se 12 ore vetem,pak metra larg molit te ankorimit ne Durres. Kjo per faktin se mjeti lundrues nuk perballonte dot shpejtesine e eres brenda portit te Durresit. Kjo ndodhi ne muajin dhjetor.

Eshte hera e trete, ose e disata here qe udhetaret lundrojne mes ujerave te detit Adriatik dhe askush nuk ngrihet te te thote cfare po ndodh? Sot u mesua se trageti qenka nisur qe nga Italia me defekt ne motor. Dhe per kete askush nuk mban pergjegjesi. Trageti nuk ka plotesuar kushtet baze teknike qe te garantoje nje udhetim te sigurt, ndersa 850 pasagjere me makina dhe kamione nisen nga Italia me Koken ne torbe nese do arrijne gjalle. Ku po jetojme keshtu? Askush nuk guxon te shkruaje qofte edhe nje varg me shume se sa permban korniza e lajmit. Askush nuk u ndje nga autoritetet perkatese se perse ndodhi kjo avari ne motor. Nuk eshte nje defekt qe i ndodh nje makine, sepse ne fund te fundit makina po u prish te le mes rruges , po per tragetin dhe aq me teper per avionin a duhet te kete rregulla te rrepta kontrolli? Sepse nje avari e tille mund te jete fatale. Mesa duket te gjithe shkelin njerin sy, dhe mbyllin njerin vesh.

Njeriu qe ka kete linje ka njohuri te mjaftueshme per te mos thene te shkelqyera mbi anijet sepse e ka nisur punen si punetor i thjeshte. Po ky njeri duke pasur njohje super te forta pertej detit pra ne shtetin fqinj para disa vitesh bllokoi ne menyre arbitrare linjen per muaj te tere, pa i kerkuar llogari askush madje,duke djegur biletat e udhetimit pa paralajmerim. Duke mos mjaftuar kjo , qe ne zanafillen e tij nepermjet njohjeve te forta qe ka ne Itali, ka krijuar monopolin e kesaj linje duke mos lejuar futjen e shoqerive te tjera lundruese. Fakti eshte qe cmimet jane te larta dhe futja e kompanive te tjera do te krijonte treg te ri si pasoje e konkurimit. A e meritojne shqiptaret qe akoma te trajtohen si mall kontenieresh apo si njerez te botes se trete qe enden deteve me barka te prishura?

Kush i mbron keta udhetare? Dhe te mendosh qe ne asnje media nuk u permend emri i shoqerise se udhetareve. T egjithe heshtin. Edhe kur grabiten bankat, edhe kur helmohen njerezit neper restorante, edhe kur prishen tragetet askush nuk permend emra shoqerish, sepse ruajne biznesin. Gjithcka te mbetet e erret dhe jo transparente per publikun.

Ne vazhdojme te merremi me atletet e bardha te Rames. Asnje analist apo gazetar nuk i shkoi deri ne fund ceshtjes. Vetem kur te ndodhe tragjedia e rradhes atehere do kujtohemi te marrim masa. Deri atehere njeriu perjeton ankthin e nje udhetimi qe nuk dihet si do perfundoje. (F.G.)

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top