Connect with us
Elektroshtepiake

‘Balena Blu’, Policia po e gjurmonte, shpëtohet prej vetëvrasjes 15-vjeçaren nga Korça

Aktualitet

‘Balena Blu’, Policia po e gjurmonte, shpëtohet prej vetëvrasjes 15-vjeçaren nga Korça

Loja e rrezikshme “Balena Blu” rikthehet në vëmendjen e publikur, kur rasti i fundit shënohet në Korçë. Policia ka ndërhyrë në kohë për të  parandaluar vetëvrasjen e një 15-vjeçareje.

E mitura në Facebook ndiqte udhëzimet dhe ishte bërë pjesë e lojës. Mësohet se ishte gjurmuar aktiviteti i saj në rrjetin social nga sektori  i krimeve kompjuterike, dhe ishin referuar informacionet në policinë e Korçës nga eprorët e tyre.

Informacionet flisnin për disa udhëzime që mund të kishte marrë e mitura në Facebook nga një adresë e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.

Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje. Fatmirësisht uniformat blu të Korçës ndërhynë në kohë duke e parandaluar shkaktimin e vetëvrasjes.

Aktualisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin e kontrollin e prindërve dhe një psikologe.

Njoftimi zyrtar i policisë

Më datë 29.06.2017, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kanë ardhur disa informacione në rrugë operative, se një shtetase 15-vjeçare, banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.

Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të veprimeve, midis strukturës të lartpërmendur dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi i kësaj shtetaseje, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.

Sqarojmë se shtetasja e mitur ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.

Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Të dhëna të tjera, nuk mund të jepen pasi rasti i mësipërm është nën hetim. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”.

Continue Reading
Advertisement
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top