Connect with us
Elektroshtepiake

Ballist Morina “kercenon” me vetflijim.

Kronikë

Ballist Morina “kercenon” me vetflijim.

Ismail “Ballist” Morina, i njohur për autorësinë e ngritjes së dronit në Beograd më tetor të vitit 2014, vazhdon të jetë pas hekurave në Kroaci, ku qëndron i ndaluar prej afro një muaji.

Morina ka dalë 3 ditë më parë në gjykatën e Shkallës së Parë të Dubrovnikut, ku togat e zeza kanë vendosur ekstradimin e tij në Serbi, pasi prej afro dy vitesh në emër të këtij shtetasi ka një urdhër ekstradimi nga shteti serb lidhur mbi ngjarjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri ku ngritja e një droni me një baner të mbishkruajtur Autochtonus solli trazira në stadium dhe më pas ndërprerjen e ndeshjes.
Familjarë të Ballist Morinës janë shprehur se po bëjnë të pamundurën që i afërmi i tyre të mos ekstradohet dhe për këtë qëllim vendimin e Shkallës së Parë do ta apelojnë më tej. 
Pranë Ballist Morinës në këto momente ndodhet bashkëshortja e tij italiane, me profesion avokate, e cila edhe pse shtatzënë nuk e ka braktisur të shoqin në këto momente të vështira për të. Xhevahir Morina, i vëllai i Ballist Morina, është shprehur se nëna e tyre ka qenë këto ditë në Tiranë, ku ka pasur takime me zyrtarë të lartë, duke specifikuar përfaqësues pranë Ilir Metës dhe Ministrin e Brendshëm teknik Dritan Demiraj, por ende nuk kanë marrë një sinjal të qartë ndihme për të afërmin e tyre që rrezikon tani të jetë i Burgosuri i Beogradit, nëse shteti kroat vendos ekstradimin e tij në Serbi.

Xhevahiri është shprehur se nëse Ballist Morina ekstradohet ai do të ndërrmarrë aktin ekstrem të vetëflijimit.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kronikë

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top