Connect with us
Elona Dobra

Basha ka pranuar, amerikanët ”PRESION” Ramës për të pranuar paketën ”McAllister” (DETAJET)

Aktualitet

Basha ka pranuar, amerikanët ”PRESION” Ramës për të pranuar paketën ”McAllister” (DETAJET)

Ditën e sotme gjithçka ka nisur me një takim mes kryeministit Rama dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Zv/Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee ndodhet ende në vendin tonë dhe brenda orësh pritet të ketë një marrëveshje mes palëve.

Nga burime të ‘’Shuplakës’’ mësohet se Lulzim Basha dhe opozita kanë pranuar marrëveshjen e paketës ‘’McAllister’’ dhe tashmë gjithçka duket të jetë lënë pezull nga kryeministri Rama. Amerikanët me në krye Lu po i bën presion Ramës për ta pranuar marrëveshjen.

Gjatë ditës së sotme kreu i opozitës Lulzim Basha ka pasur dy takime me aleatët në Selinë Blu.

Afati prej 24 orësh që Yee iu kishte lënë forcave politike është drejt skadimit dhe tashmë është vetëm çështje orësh për zyrtarizimin e vendimit final.

Kujtojmë se paketa ‘’McAllister’’ parashikon që opozita të marrë drejtimin e 4 ministrive, po ashtu të ketë dhe një monitorim më nga afër të procesit zgjedhor.

Po ashtu në paketën fillestare ‘’McAllister’’ parashikohej dhe shtyrja e zgjedhjeve derimë 16 korrik. Në atë kohë Rama ishte shprehur se do të pranonte këtë paketë me kushtin e vetëm që PD-ja të shkonte në Parlament dhe të votonte Vettingun.

Kohë më parë kryeministri Rama deklaroi se paketa McAllister do të pranohej vetëm në atë kohë, ndërsa tani nuk mund të jetë më e vlefshme. Në takimet që ai pati me kreun e opozitës Basha, dhe me ndërmjetësimin e presidentit Nishani, Rama ofroi për opozitën vetëm postet e zëvendësministrave.

(E.K/SHUPLAKA)

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top