Connect with us
Elektroshtepiake

Basha: Në13 maj këtu të gjithë së bashku themelojmë Republikën e re

Aktualitet

Basha: Në13 maj këtu të gjithë së bashku themelojmë Republikën e re

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në ‘çadrën e lirisë’ është shprehur se në 13 maj të gjithë së bashku në shesh do të themelojmë Republikën e re.

“Data e parë më rëndësishme në këtë kalendar është data 13 maj, ora 12, në mes të Tiranës, ku sëbashku do të bashkohemi

Kam marrë privatisht dhe publikisht kërkesat e konfirmimin e njerëzve të thjeshtë, të të papunëve, grave të rejave, të profesorëve dhe akademikëve.

Të gjithë do të jemi bashkë dhe me një zë të vetëm ditën e shtunë së bashku do të shpalim nga ky shtet, falimentimin e republikës së vjetër dhe themelimin e republikës së re.

Të gjithë dini të numëroni deri në 50 dhe çdo liste e dorëzuar në KQZ është shkelje ligji me

Dy rrugë ka: Kolegji Zgjedhor do të ballafaqofet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat.

Nëse me presione apo me Zhage, Kolegji Zgjedhor vendos tu thojë shqiptarëve se 17+41 +2 bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë do të merren përpara nga republika e re.

Drejtësi të vërtetë pa zgjedhje të lira nuk ka dhe zgjedhje të lira me Edi Ramën dhe kupolën e tij në pushtet nuk ka, ndaj një rrugë, një shteg i gjerë është bashkimi ynë ditën e shtunë në këtë shesh. Asnjë asamble popullore apo kombëtare në historinë e njerëzimit nuk ka qenë kaq e madhe në themelimin e një republike sa bashkimi i shqiptarëve ditën e shtunë.

Më 13 maj themelojmë Republikën e re. Zoti e bekoftë republikën e re, zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Basha tha se në funksion të projektit të Republikës së vjetër, u sollën kriminelët në institucione, deputetë në listat e çdo qarku, e sidomos të veriut, kryetarë bashkish, kryetarë institucionesh, që Rama i solli në PS për t’i përdorur në projektin e tij të përdorimin e shtetit jo për të mirën e shtetit, as për avancimin e të ardhmes së Shqipërisë, por vetëm për pasurimin e çetës së tij bandite në pushtet, kjo është arsyeja pse Edi Rama e ka jetike, kapjen e zgjedhjeve të ardhshme, diktimin e parlamentit të ardhshëm nga krimi e droga dhe jo nga vota e lirë. Kjo është arsyeja pse Edi Rama e ka jetike që reforma në drejtësi të mos bëhet sipas konsensusit të 22 korrikut dhe formulës amerikane, por sipas formulës Rama-Xhafa-Shullazi.

“Miliarda euro, një grusht njerëzish u pasuruan, e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Evropës. Shqiptarët u varfëruan, vendet e punës u shkatërruan, shëndetësia ra në kolaps, fuqia blerëse e shqiptarit në nivele afrikane, studentët të lënë jashtë universitete prej tarifave të larta, pensionistët me sytë përtokë…”, u shpreh Basha.

Sipas tij, “kjo është vepra e Rilindjes dhe e krimit të rilindur në nivele të larta shtetërore. Në planin e Edi Ramës, që është vetëm për pasurimin e tij, të çetës së tij, çirakëve të tij në media, të lobistëve të tij, gjithçka është në projektin e vjedhjes së votave”.

“Të gjithë elementët e komplotit ishin përgatitur për këtë skenar: droga, krimi, korrupsioni, realiteti i përditshëm shqiptar ishte fshirë nga mediat e kapura nga qeveria, ishte fshirë nga raportet e zyrtarëve të korruptuar europianë në Tiranë, që nuk raportonin edhe kur kriminelët plagosnin qytetarët në rajonet e policisë…

Sepse kanë mohuar krimin, drogën,dhe janë bërë njësh me Edi Ramën, për xhepat e tyre të korruptuar.

Por nuk ia dolën dot.

Të vetmit që ia dolën t’u tregonin miqve tanë në Berlin, Uashington dhe anembanë botës perëndimore të vërtetën ishit ju, ishte ky bashkim i madh.

Sot Europa mbarë e njeh problemin e madh të drogës, krimit, korrupsionin qeveritar. Aleatët tanë e kanë pranuar se Rama e zhyti Shqipërinë në një gjendje dështimi dhe falimentimi.

Sot të gjithë e dinë se shumica dërrmuese e qytetarëve të ndershëm shqiptarë janë në këmbë dhe do të qëndrojnë derisa atë sigurojnë ë zgjedhje të lira dhe të ndershme që do të sigurojë zgjedhjet teknike”, u shpreh kreu i PD-së Lulzim Basha

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top