Connect with us
Elona Dobra

Basha: “Rama 2” bën sikur nuk e njeh “Rama 1”, flet për Skenderbeun dhe Gjuhën Shqipe

Politikë

Basha: “Rama 2” bën sikur nuk e njeh “Rama 1”, flet për Skenderbeun dhe Gjuhën Shqipe

Lulzim Basha duke folur për mediat përpara selisë së parlamentit tha se Rama i iku përgjegjesive për keqqeverisjen në 4 vitet e shkuara.E nisi fjalimin për programin, tha Basha, duke folur si drejtor i Albanologjisë dhe jo si Kryeministër i vendit. “Fjalimi për programin ishte bosh dhe sipërfaqësor”, vijoi lideri i opozitës. “Për një brez të caktuar sot ishte ditë kujtese. U rikthye byroja politike e regjuar mendërisht. Kjo është e pafalshme për Edi Ramën. Një numër i madh shqiptarësh s’kanë asnjë pritshmëri nga Rama. Por ama është një kurth sepse ai ka çelësat e qeverisë. Ai refuzoi të thoshte një fjalë të vetme për 300 mijë vendet e punës dhe më keq akoma, çoi 300 mijë vetë në emigracion. Me paturpësi tha se kjo është një lëvizje e lirë. Shqiptarët s’po ikin si njerëz të lirë, por po ikin ilegalisht duke rrezikuar jetën. “Rama 2” bëri sikur nuk e njeh “Rama 1”. Sot “Rama 2” refuzon të japë llogari. Ai e përqendroi fjalimin tek Skënderbeu dhe Gjuha Shqipe.- ka përfunduar Basha.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Politikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top