Connect with us
Elona Dobra

Basha: Shkarko Ruçin, Tahirin, dhe Xhafaj.

Politikë

Basha: Shkarko Ruçin, Tahirin, dhe Xhafaj.

Seanca e sotme plenare ka filluar me fjalën e kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili kërkoi shkarkimin e Gramoz Ruçit dhe Fatmir Xhafajt. Basha po ashtu kërkoi shkarkimin e shefave të policisë, si dhe ish-minitrin Tahiri. Kreu I opozitës akuzoi edhe dy ministrat e tjerë, Gjiknuri e Ahmetaj, të cilët i cilësoi si garuzhde të tepsisë.

Duhet të largosh kryetarët e bashkive të lidhur me krimin. I bën dot ti këto? Ndryshe çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e 25 qershorit, asgjë. Avazi i vjetër, vazhdon me tepsi të re. Me dy garuzhdet e tua, Ahmetajn dhe Gjiknurin, dhe ministrat e tjerë që janë si peceta për të fshirë faqet”, – tha Basha.

Basha  u shpreh se  marrëveshja e 18 majit vdiq me zgjedhjet e 25 qershorit dhe me paratë e drogës, pasi thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj dhe zgjedhjet e 25 qershorit shënuan edhe vdekjen e kësaj marrëveshjeje. Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen. Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Politikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top