Connect with us
Elona Dobra

BE politika të reja për dhënien e azilit.

Aktualitet

BE politika të reja për dhënien e azilit.

Në Paris, u mbajt samiti i Evropës dhe Afrikës me fokus migracionin e paligjshëm me synim gjetjen e zgjidhjeve të mundshme.Krerët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës ranë dakord për një politikë të re për dhënien e azilit dhe  njoftuan  planin për “misione mbrojtëse” në vendet afrikane, në bashkëpunim me agjencitë e refugjatëve dhe migracionit të Kombeve të Bashkuara.Liderët evropianë ranë dakord të ndihmonin vendet afrikane përmes aplikimit të politikave të reja migratore dhe grantesh të ndryshme.

Ngritja e 2 agjencive të posaçme në Niger dhe Cad, për të kontrolluar paraprakisht legjitimitetin e azilkërkimit, ësthë pjesë e projektit. Qendrat e para-azilit do të marrin financim evropian. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendet evropiane duhet të përcaktojnë qartë se cilët azilkërkues kanë nevoja humanitare të ligjshme dhe po ikin nga varfëria.

 

Edhe situata kaotike në Libi ishte një pjesë e rëndësishme e samitit ku u kërkua më shumë mbështetje për të luftuar trafikimin e emigrantëve dhe për të monitoruar kufirin jugor të Libisë.

Ndërkohë, Ministrat e Brendshëm nga Libia, Çad, Niger dhe Mali, thanë se axhenda e samitit të Parisit “mund të përbëjë fillimin e një marrëdhënieje të re midis Evropës dhe Afrikës”.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top