Connect with us
Elektroshtepiake

Ben Blushi ironizon PS: Kongresi i Papunësisë, Vëllazëria e Vesit

Aktualitet

Ben Blushi ironizon PS: Kongresi i Papunësisë, Vëllazëria e Vesit

Rezultate imazhesh për ben blushi

Partia Socialiste ka mbajtur sot në qytetin e Durrësit, Kongresin elektoral të saj. Teksa kryeministri Edi Rama, kreu i socialistëve, sapo kishte nisur të flasë përpara të gjithë të pranishmëve, ka reguar deputeti Ben Blushi, njëherazi kryetar i LIBRA-s.

Ben Blushi është ndalur tek premtimi për 220 mijë vende pune në mandatin tjetër, krahasuar me premtimin e mëparshëm për 300 mijë vende pune, një premtim i dështuar sipas Blushit për shkak se aq ishte numri i emigrantëve që u zbuan nga Shqipëria.

Ai shkruan se “Vëllazëria e Vesit” punësoi 20 banditë në parlament dhe rreth 20 të tjerë në bashkitë e vendit.

KONGRESI I PAPUNËSISË

Të shohësh se si premtojnë 220 mijë vende pune pasi premtuan 300 mijë në mandatin e parë dhe zbuan nga Shqipëria 300 mijë emigrantë të papunë, është për të qarë e për të qeshur. Në katër vjet, Vëllazëria e Vesit, apo ndryshe Rilindja punësoi vetëm 20 banditë në parlament dhe nja 20 të tjerë nëpër bashki. Të besosh se kta mund të punësojnë 220 mije shqiptarë është njëlloj si të besosh se pas katër vitesh do kenë futur në punë gjysmën e Maqedonisë, pasi shqiptarët e Shqipërisë do ja kenë mbathur nëse kta vijnë prapë në pushtet!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top