Connect with us
Elona Dobra

Bulqizë/ Rehabilitohen rrugët në brendësi të qytetit

Aktualitet

Bulqizë/ Rehabilitohen rrugët në brendësi të qytetit

Vazhdojnë prej disa ditësh tashmë punimet dhe ndërhyrjet në Bashkinë e Bulqizës, që kanë si qëllim rehabilitimin e një sërë rrugësh në brendësi të lagjeve, dhe po ashtu pastrimin e hapësirave publike nga inertet dhe kioskat e harruara aty prej vitesh.

Janë shembur dhe larguar nga hapësirat e përbashkëta publike, një numër i madh kioskash dhe barakash që pa kurrfarë funksioni “uzurponin” hapësirat publike të këtij qyteti, që me ligj u takojnë banorëve. E gjithë lagjia “Minatori” është kthyer tashmë në shërbim të komunitetit, duke u pastruar nga kisokat dhe material të tjera të lëna aty. Po ashtu një ndërhyrje po kaq e thellë, është bërë dhe vazhdon akoma edhe në “Lagjen e Re”.

Pikërisht kjo e fundit, ishte një zonë komplet e harruar që në periudhën e sistemit komunist, ku “investimet” e vetme mbahen mend ato të të burgosurve për ndërtimine pallateve.

Në këtë zonë tashmë, po ndërtohen nga fillimi dhe po rehabilitohen e përmirësohen disa rrugë që lidhin njësi të caktuara banimi dhe pallatet në të cilat banojnë qytetarët. Bashkia Bulqizë, shprehet e vendosur për gjetjen e një zgjidhje edhe për problemin e sistemit të druve që përdoren për zjarr. Këto të fundit, sot që flasim vendosen në shesh-pushimet e pallateve, duke krijuar një pamje sa të papëlqyeshme aq edhe negative.

Ndërkohë punimet në “Lagjen Minatori” konsistojnë në rehabiliti

min e rrugës që lidh pjesët brendshme të pallateve me njëri tjetrin, por edhe të Insitucioneve që ndodhen në këtë zonë, sic është Spitali Rajonal apo edhe Qendra Sociale e ndërtuar së fundmi në qytetin e Bulqizës. Paralelisht me ndërtimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge, po bëhet e mundur ndërtimi i plotë i kanalit në lagjen Gjeologu, të kthyer në një probem madhor që përmbyste banesat dhe bizneset e vendosura në këtë zonë, sa herë që binte shi./ Isa Myzyraj//24.al

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top