Connect with us
Elona Dobra

“Cfarë ndodhi” në zgjedhjet presidenciale 2016.

Bota

“Cfarë ndodhi” në zgjedhjet presidenciale 2016.

Libri i Hillary Clintonit ‘Cfare Ndodhi’ doli një ditë më parë në libraritë amerikane.

“Ne te kaluaren, per arsye qe perpiqem te shpjegoj, jam ndjere shpesh se duhet te isha e kujdesshme ne publik, sikur ecja mbi nje tel pa rrjete mbajtese. Tashme po heq dore nga kujdesi.”- Kështu shkruan Clinton në parathënien e librit.

Hillary Clinton eshte e para grua ne historine amerikane e nominuar kandidate per president nga nje parti e madhe politike. Ajo fitoi mbi 65 milion vota – e dyta per nga numri me i madh i votave te publikut ne gjithe historine e zgjedhjeve presidenciale amerikane pas Barak Obames. Dhe megjithate, ajo humbi (per 77,744 vota ne nje total prej 136 milion votash). Ky liber eshte historia e humbjes se saj. Ne fakt tregohen me shume se nje histori. Atje ndërthur biografi, autobiografi, kujtime, historine e zgjedhjeve presidenciale te 2016, sfidat e medha te nje gruaje te suksesshme ne politike, dhe keshilla politike per Partine Demokratike dhe zgjedhesit amerikanë per zgjedhjet e tjera.

Libri tingellon si nje akt clirimi. Shpesh pranojme nje realitet te papelqyeshem per nje kohe te gjate me shpresen se do te behet me mire, derisa behet shkas nje ndodhi, qe vret cdo shprese, dhe me pas te lodhur, te inatosur, dhe te zhgenjyer nxjerrim gjithe ‘dertet dhe dufet’ e grumbulluara me fillimet e historise. Ndonese shume veta mund te mos jene dakort me analizen e saj, libri eshte versioni i saj i historise.

Me shume dinjitet ajo tregon si u ndje kur u dha lajmi per humbjen e saj dhe fitoren e Donald Trump, dhe telefonaten qe vendosi te bente.

“Ishte pa dyshim nje nga momentet me te cuditshme te jetes sime. E urova Trump-in dhe ofrova te beja cdo gje qe mundja per te siguruar nje tranzicion te qete. Ai tha gjera te mira per familjen time dhe fushaten tone… Ishte e gjitha shume e qyteteruar dhe cuditerisht ordinere, si t’i telefonosh fqinjit t’i thuash qe s’i shkon dot ne feste… Me pas telefonova president Obamen…Ai me tha se jeta vazhdonte dhe se ai dhe Michelle do ishin aty te me mbeshtesnin… Isha e ngrire. Ishte e gjitha kaq shokuese… Billi po shihte fjalimin e Trump-it ne televizor. Nuk e besonte dot. As une…Ne fund gjithkush u largua, dhe ngelem vetem ne… U shtrimë ne krevat dhe po veshtronim tavanin. Billi me kapi per dore, dhe ndenjem ashtu.”

Ajo merr pergjegjesi absolute per humbjen – “Une isha kandidati. Une isha personi ne fleten e votimit”  – por nxiton me pas te flase per arsyet e tjera qe sipas saj shkaktuan humbjen.

Mbi te gjitha, ajo fajeson letren e ish-drejtorit te FBI-se James Comey drejtuar Kongresit mbi komunikime te reja elektronike te saj te gjetura ne kompjuterin e Weiner pak dite para zgjedhjeve, qe prodhoi nje jave tjeter mbulimi mediatik negativ. Republikanet menjehere nuk humben rastin te hidhnin te pakten 17 milion $ ne reklama negative bazuar ne letren e Comey-t. Ajo mendon se kjo ish arsyeja kryesore qe e nxorri fushaten e saj nga shinat. Madje paraqet dhe te dhena statistikore ne mbeshtetje te kesaj hipoteze. “Ai burre do jete vdekja ime” – u shpreh sekretarja e saj Huma Abedin kur degjoi mbi kerkimin ne kompjuterin e ish-burrit. Mesa duket, ai burre ishte dhe vdekja e fushates Clinton.

Faktori i dyte i humbjes sipas saj ishte nderhyrja ruse qe sipas Michael Morell, ish- drejtor i komanduar i CIA-s ishte ‘ekuivalenti politik i 11 Shtatorit’. “E-mailet qe Rusia vodhi nga John Podesta dhe ia kaloi Wikileaks siguruan qe fjalet ‘Clinton’ dhe ‘email’ te ishin ne kryetitujt e medias kohe para letres se Comey-t.

Hillary nuk eshte dakort as me fjalet e Joe Biden i cili e kritikoi sepse mesazhi i saj ekonomik nuk iu transmetua mjaftueshem familjeve te klases se mesme. “Me habit kjo, kur mendoj qe dhe vete Joe beri fushate me mua ne gjithe Midwest-in dhe folem shume per klasen e mesme.” Ajo akoma s’gjen dot nje fjale tjeter per te pershkruar disa prej mbeshtetesve te Trump-it qe gjate fushates i quajti ‘te neveritshem’ dhe per kete bazohet ne nje sondazh sipas te cilit rreth gjysma e mbeshtetesve te bardhe te Trump-it kishin qendrime racore ndaj te zinjve. ‘Me vjen keq qe i dhashe Trump-it nje dhurate politike me komentin tim mbi ‘te neveritshmit’, shprehet ajo, dhe vazhdon ‘por shume nga mbeshtetesit kryesore te Trump-it kane pikepamje qe mua me duken – s’ka fjale tjeter per to- te neveritshme.”

Njesoj e palekundur duket dhe ne qendrimin ndaj Trump. ‘Ne 1992 dhe 2008 ndryshimi kuptonte zgjedhjen e udheheqesve te rinj qe premtonin shprese dhe risi. Ne 2016, kjo kuptoi ti jepje nje shkrepse te ndezur nje piromanjaku.”

Moment interesant eshte kur ajo falenderon Beyonce per mbeshtetjen qe i dha fushates se saj gjate nje mitingu ne Cleveland kur thenien e debatuar te Hillary-it ‘Ma do mendja se mund te kisha ndenjur ne shtepi dhe te gatuaja biskota dhe pija caj, por ajo qe vendosa te bej ishte te vazhdoja profesionin tim” Beyonce e paraqiti ne nje ne ekran te madh dhe iu referua si  mesazh pavaresie dhe force, ashtu siç e  kishte menduar dhe vete Hillary kur e kishte shprehur.

Ajo gjithashtu flet per jeten personale dhe martesen e saj qe sic thote ajo, shume e quajne ‘se kemi rene ne ujdi’, ‘qe ndenja me te qe ai me pas te me ndihmonte te zgjidhesha presidente’, ‘qe jetojme jete krejt te ndara dhe se eshte thjesht nje martese ne leter’. Ajo thote  se ‘kemi pasur shume me shume dite te lumtura sesa te inatosura apo te trishtuara’ dhe se ‘nuk ka askend tjeter me te cilin ajo deshiron te flase me shume se me ate.’ “Ai ka qene partneri im ne jete dhe mbeshtetesi im me i madh qe momentin kur u takuam”… “Shume para se une te mendoja te merrja poste publike, ai me thosh “Duhet ta besh. Do ishe shume e mire per kete pune. Une do deshiroja shume te votoja per ty.” Ai me beri te besoja ne kete version me te madh te vetes sime…”

“Ne natyrisht kemi pasur dite te zeza ne martesen tone. Ju i dini te gjitha …Por ne ato dite, i drejtoja vetes  pyetjen qe kishte me shume rendesi per mua ‘A e dua akoma? Dhe a mund te vazhdoj te jem ne kete martese pa u shnderruar ne nje te panjohur per vehten time- e demtuar nga inati, pendesa, dhe largesia? Pergjigjja ishte gjithmone po. Keshtu qe une vazhdova.”

Ajo e mbyll librin me nje kapitull elegant mbi mirenjohjen per kedo qe e ka mbeshtetur dhe besuar ne te dhe mesazhin e saj, pa harruar te kuotoje Papen John XXIII:

“Shqetesohuni jo per cfare provuat dhe deshtuat, por per cfare eshte akoma e mundur per tu bere.”

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bota

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top