Connect with us
Elona Dobra

CIA: Shqipëria e mbërthyer nga korrupsioni dhe droga.

Aktualitet

CIA: Shqipëria e mbërthyer nga korrupsioni dhe droga.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të agjencisë së saj të inteligjencës CIA kërkojnë që të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet.

Çdo vit agjencia inteligjente amerikane përditëson të dhënat për shumë shtete të botës dhe së fundmi ka nxjerrë raportin më të ri për vendin tonë ku theksi vihet tek lufta ndaj korrupsionit, krimi i organizuar dhe te integrimi në Bashkimin Europian.

“Procedurat komplekse tatimore dhe të licencimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjet e pronësisë, si dhe infrastruktura e vjetruar, kanë kontribuar në krijimin e një mjedisi të dobët për biznesin dhe kanë bërë që të largohen investitorët e huaj. Që prej vitit 2015, qeveria ka nisur një program ambicioz duke stabilizuar taksat dhe duke formalizuar ekonominë.

Në korrik 2016 Shqipëria miratoi ndryshimet kushtetuese, të cilat do të reformojnë gjithë sistemin e drejtësisë, ku do të luftohet thellë korrupsioni dhe do forcohet sundimi i ligjit”, thuhet në raport.

Një tjetër problem sipas CIA, është dhe trafiku i drogës pasi Shqipëria shërben si rrugë kalimi për kokainën e Amerikës së Jugut, kryesisht nga Kolumbia, por edhe për opiumin që vjen nga disa vende aziatike. Për CIA, Shqipëria njihet për kultivimin e kanabisit. Është zgjeruar prodhimi i kanabisit. Organizatat e narko-trafikut janë aktive dhe janë shtrirë në vendet e Evropës. Ka pastrim të lartë të parave, të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike, armëve, apo punë të tjetra të paligjshme të kryera nga zyrtarët dhe kriminelët.

Interesant është fakti se në raportin e CIA, një rëndësi i është kushtuar zgjedhjes së Ilir Metës President.

Një kandidat ka nevojë për 3/5 e votave në 3 raundet e para, ndërsa në 2 raundet e tjera ka nevojë për një shumicë të thjeshtë. Në zgjedhjet e fundit u mbajtën 4 raunde, konkretisht më: 19, 20, 27 dhe 28 prill 2017 (emri i radhës do të zgjidhet në vitin 2022. President u zgjodh Ilir Meta, me 87 vota pro, në raundin e katërt”, thuhet në raport. Më pas vijohet dhe me zgjedhjet e 25 qershorit, ku përmendet fitorja e Partisë Socialiste.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

Vettingu duhet te filloje ne:

View Results

Loading ... Loading ...
To Top