Connect with us
Elona Dobra

Danilo Alvesh serish tek Flamurtari

Sport

Danilo Alvesh serish tek Flamurtari

Olsen Llambro

Më në fund Danilo Alvesh buzëqesh dhe mendon vetëm për futbollin e luajtur. Sulmuesi brazilian ka pasur probleme pa fund në Vlorë, duke qenë një ndër ata që kanë ngritur krye sa herë klubi nuk është treguar korrekt me pagat. Shpesh vonesat nuk kanë qenë për faj të klubit, por Danilo ka kërkuar korrektësi maksimale, ashtu si ai është korrekt në fushë, duke vrapuar për 90 minuta dhe duke bërë për vete tifozët dhe trajnerët që e kanë drejtuar.

Këtë verë sërish Danilo ka pasur pretendime, si për pagat, ashtu edhe për mungesën e qetësisë dhe vazhdimësisë në Vlorë, por tashmë ka zgjidhur gjithçka dhe po kthehet në Shqipëri me vetëdijen se ky sezon mund të jetë i duhuri për diçka të rëndësishme.

“Jam i qetë, kam qenë gjithnjë i qetë, por tani jam i lumtur, sepse këtë javë do të bëj atë që dashuroj, të luaj futboll. Gjërat janë qartësuar dhe rregulluar, tani po i kthehem punës. Si gjithnjë, do të punoj fort dhe do të përqendrohem maksimalisht në arritjen e synimeve të klubit. Shpresoj të fitoj trofe me Flamurtarin këtë sezon, jam shumë optimist”.

Flamurtari është në Mavrovë, aty ku pritet edhe braziliani: “Kam ndjekur me vëmendje lëvizjet e klubit dhe më vjen mirë që janë afruar emra mjaft cilësorë. Trajneri ka ndërtuar një skuadër mjaft interesante, jam i bindur që do të jetë një sezon i shkëlqyer, thjesht duhet të punojmë fort dhe me ndihmën e tifozëve do të shkojmë shumë lart”.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top