Connect with us
Elona Dobra

Demokratët zgjedhin kryetarin e grupit parlamentar.

Politikë

Demokratët zgjedhin kryetarin e grupit parlamentar.

PD ka mbledhur grupin parlamentar që do përfaqësojë opozitën sesionin e ri parlamentar. Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se Partia Demokratike s’do të përfshihet në asnjë rrethanë në qeverisje. Ne jemi opozita dhe do të bëjmë opozitën deri kur shqiptarët të na besojnë me votën drejtimin e vendit. Nuk mund të ketë e nuk do të ketë asnjë ndarje pushteti dhe asnjëlloj përfshirje të PD në qeverisje në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Opozita ka një rol të madh në cdo shoqëri demokratike dhe një opozitë e fortë është më shumë se kurrë një domosdoshmëri e madhe për vendin- ka përfunduar Basha.PD ka zgjedhur si kryetar të grupit parlamentar Edmond Spahon, duke zëvendësuar kështu Edi Palokën. Zëdhënësja e grupit parlamentar është zgjedhur Grida Duma. Genc Pollo, Albana Vokshi dhe Bardh Spahia janë propozuar për kryetar të komisioneve arlamentare të Medias, Shëndetësisë dhe Sigurisë.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Politikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top