Connect with us
Elektroshtepiake

DENONCIMI: JA Ç’PO I NDODH SIPËMARRËSIT ITALIAN NË KSAMIL

Aktualitet

DENONCIMI: JA Ç’PO I NDODH SIPËMARRËSIT ITALIAN NË KSAMIL

Olsen Llambro

Ketë herë një denoncim për moszbatim të ligjit në Shqipëri na vjen nga një sipermarrës italian, Maurizio Frezza, i cili në bashkëpunim me nje ortak, vendosi të blejë një siperfaqe toke në Shqipëri, ne zonen e plazheve të Ksamilit.

Në këtë truall, Z. Frezza, vendosi të ndërtojë restorantin e tij, “Il Giardino di Zoi”, duke ngritur kështu aktivitetin e tij privat me sukses, falë peisazhit që rrethonte restorantin dhe kuzhinën e shkëlqyer italiane, deri atëherë kur ligji, parashikuar në sistemin juridik shqiptar, nuk po zbatohej nga autoritet vendore. Ne fakt prej dy vjetësh është paraqitur kërkesa e tij pranë Bashkisë së Sarandës, për shfrytëzimin e plazhit që ndodhet pranë aktivitetit dhe gjithë pronës në fjalë, por që figuron e zënë në mënyrë abuzive e të padrejtë nga një tjetër person, që nuk dihet si e ka perfituar. I paligjshëm figuron të jetë edhe fitimi i “pronarit” abuziv, i cili nuk është i pajisur as me lishencë, duke kryer kështu edhe evazion fiskal.

Edhe pse sipërmarrësi italian ka sinjalizuar më shumë se njëherë autoritet kompetente, asnjë veprim nuk është ndërmarrë prej tyre, madje as nga Konsullata e Italisë në Vlorë, të cilës ai i është drejtuar disa herë nuk ka vepruar. Situata e krijuar i ka sjellë vështirësi në punën e përditshme, duke e bërë atë aspak të rehatshme dhe larg nornales. Përpos kësaj jep edhe një ndjesi pafuqie, duke u ndjerë i braktisur nga ligji, të cilit ndonjëhere ia zë vendin korrupsioni. Për këtë të fundit prove është cështja e ngritur në ngarkim të sipërmarrësit abuziv, cështje për të cilën Bashkia e Sarandës s’ka vepruar, pasi nga njëra anë zyrtarisht aprovon dhe pranon kërkesat e sipermarrësit italian, ndërsa nga ana tjetër lejon që një gjyqtar i Gjykatës së Gjirokastres të pezullojë cështjen.

Në letrën e tij të denoncimit Z. Frezza deklaron se nuk do të dorezohet, por do të vijojë të kërkojë atë ç’ka i takon në rrugë ligjore, e në bazë të ligjeve shqiptare, duke këmbengulur në arritjen e ligjshmërisë, në një Shqipëri ku ligjshmëria duket ende larg zbatimit.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top