Connect with us
Elektroshtepiake

Deputeti Rakipi do hetohet ne gjendje të lirë.

Kronikë

Deputeti Rakipi do hetohet ne gjendje të lirë.

Deputeti i PDIU-se Aqif Rakipi, i cili sot në mëngjes u përfshi në një aksident automobilistik dhe për pasojë mbeti i vdekur nje person, do te hetohet në gjendje të lirë. Ai ka lënë dhomat e paraburgimit me urdhër të prokurorisë. Rakipi ka përplasur për vdekje me makinen e tij tip Benz, mëngjesin e së shtunës rreth orës 4.40 minuta pranë tregut ushqimor, shtetasin Seit Sorra 54 vjec nga Kashari. Viktima sapo kishte zbritur nga një mikrobuz dhe ka dashur te kaloje rrugën, kur është përplasur nga makina që drejtonte deputeti Rakipi. Fillimisht u dyshua se deputeti mund te ishte në gjendje të dehur, por kjo gjë është hedhur poshte me anë të një deklarate zyrtare nga Policia e shtetit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kronikë

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top