Aktualitet

Edi Rama: Ja përse organizojmë tubime për të shpërndarë legalizimet e banesave

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar përse i bën në publik dhe me transmetim direkt në televizion, aktivitetet për shpërndarjen e lejeve të legalizimit.

Duke folur nga Kukësi, ku shpërndau legalizime, Rama u shpreh i habitur me ata qytetarë që pyesin për organizohen të tilla tubime.

Sipas Kryeministrit, ky proces bëhet për t’i bërë njerëzit të kuptojnë dhe të ndërgjegjësohen për rëndësinë e legalizimeve të banesave.

“E kam dëgjuar shpeshherë kritikën përse ne organizojmë këto tubime për të dhënë legalizimet dhe shumëkush e quan diçka të ekzagjeruar. Ajo që është më e rëndësishme është që nuk kuptohet nga shumë, që lejet e legalizimit nuk janë thjesht kthimi i shtëpisë nga një strehë pa leje në një strehë me leje. Janë shumë më tepër se kaq. Sepse gjithë ato investime kolosale që janë bërë nga shqiptarët, janë investime të vdekura nëse këto shtëpi janë pa letra.

Gjithë ky proces është procesi i zgjimit të një kapitali të vdekur në Shqipëri prej kaq shumë vitesh. Nëse shumë familje sot të varfra kanë shtëpi të mira sepse gjithçka kanë pasur e kanë investuar në atë shtëpi, kanë një mundësi të dalin nga varfëria duke e kthyer shtëpinë nga strehë në kapital. Kjo është vlera e madhe ekonomik e këtij procesi.

Nga një territor pa inventar ku nuk kemi pasur të regjistruar as njerëzit, Shqipëria kthehet në një shtet me inventar. Secili me vënien në lëvizje të pasurisë të vet të patundshme mund të rrisë kontributet në familje.

Në këto tubime, rrisim mirëkuptimin e njerëzve, një proces që deri dje ishte jashtëzakonisht i vështirë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

24.Al




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top