Connect with us
Elona Dobra

Elis Bakaj tek Flamurtari ….

Sport

Elis Bakaj tek Flamurtari ….

Olsen Llambro

Nese do realizohej do te ishte “qershia mbi torte”. Elis Bakaj eshte goditja me e madhe me te cilen Flamurtari synon te mbylle merkaton verore.

Pavarsisht se disa media te shkruara dolen ne treg me paralajmerimin e heqjes se 6 pikeve Flamurtarit ne lidhje me ceshtjen “Gjoka”, presidentin Sinan Idrin=zin nuk e shqeteson fare kjo histori, pavarsisht se ka disa histori te hidhura keto vitet e fundit kur ka refuzuar te paguaje borxhet e tij apo te epokes Shpetim Gjika. Trajneri Shpetim Duro ka zhvilluar nje takim me Bakajn ku dhe i ka bere oferten per te shkuar ne Vlore.

Bakaj me pare ishte shprehur se per momentin nuk ka asnje oferte dhe se nuk deshiron te luaje ne Superiore duke shprehur synimin per te luajtur jashte vendit. Megjithate ish lojtari i Vllaznise mund te tundohet per te luajtur tek Flamurtari ne pranvere. Eshte vete trajneri Duro qe po menaxhon ne nje fare menyre financat e ekipit dhe udket se per Flamurtarin nuk do kete as ceqe te bardhe as paga mbi 5000 euro. Megjithate ai ehste i interesuar te mesoje per kerksat finaciare te Bakajt per ti bere oferten e duhur. Flamurtari ka nevoje per Bakajn i cili do sherbeje si nderlidhes te mesfushes me sulmuesin kryesor Bushic. Veshtire duket qe kete pozicion ta mbulojne Hoxhaj, braziliani Zhufo apo Kamara.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top