Connect with us
Elona Dobra

Fali o Zot se nuk dinë ç’po bëjnë.

Editorial

Fali o Zot se nuk dinë ç’po bëjnë.

Këto fytyra për mos thene surretër tentuan të përbaltin dje nga foltorja e parlamentit duke dashur të bëjnë humor Kinez, dy ikona të ekranit shqiptar, (Violeta Manushi dhe Vasillaq Vangjeli (Koçi).të cilët të prehen ne paqe dhe uroj mos kenë degjuar atë cfare nxjerrin nga goja nje prezuntuoz Palaço dhe nje buz-qumesht. Nje i etur për pushtet dhe nje i përkëdhelur që bën karrierë me lekët e babit. Uluni pak me këmbë në tokë o të Paudhë dhe mos merrni guximin të përmendni qoftë edhe me emër ata që dhanë jetën per skenën shqiptare. Ju edhe para fotografive të tyre duhet të ecni me kokë ulur, mos guxoni ti shihni në sy. Nuk jane bërë Zonja e nderuar Manushi dhe i nderuari Vangjeli që ju të talleni si tju teket dhe sic po beni gjithë këto vjet me popullin e shkretë. Batutat e tyre ju pëlqen ti kujtoni, por për tu kujdesur për ta dhe shëndetin e tyre kur kanë nevojë as që e çani kokën Ulni B…n në karrike dhe futjuni punës, se përndryshe është ky popull që për B…e do ju nxjerrë jashtë nga parlamenti.
Po Kështu është kur martohet një malok dhe tërbohet presidenti i vendit me shokë. Ndërsa per Hajrien e shkretë mirë që nuk denjuat ta kuronit siç e meritonte por e latë të dergjej pa asnjë përkrahje. Keshtu vepruat edhe me të ndjerin Roland Trebicka, kështu vepruat edhe me të ndjerin Francesk Radi, keshtu vepruat edhe me të ndjerin Met Bega. Indiferencë totale. Ndersa na nderoni me pensione te posaçme dhe me dekorata nderi ca të përdala, ca të droguar dhe ca që nuk dinë cfarë është arti, sepse vetëm Sparkadën kanë mësuar në shkollë. Nuk u kursyet ti akordoni financim nga buxheti i shtetit për kurim jashtë vendit për shokun Fino dhe Braho. Se ata nuk kishin lekë, duhej shteti të kujdesej për ta. Sepse ata po na bëjnë vezë të kuqe, ndërsa për artistin që mban shpirtin e një populli të gjallë, as merrni mundimin të bëni diçka. Nuk e meritonte zonja Rondo nje ceremoni sic i kishte Hije? Apo do e kujtoni në ndonjë seance tjeter paralamenti me ndonje Batutë të Tanes. Ajo ishte ne rradhë të parë njeri, grua, nënë, artiste e madhe e megjithatë, familja e saj preferoi ti bënte një ceremoni të thjeshtë, pa “prozhektorë dhe fishekzjarre” sepse shteti e braktisi. Sepse ju e braktisët. U mjaftua i gjati me një kurorë ndërsa ajo u varros si njeriu me i thjeshte në këtë botë atje ku lindi dhe urrit. Sepse ky vend ka nevojë për njerëz të përulur dhe punëtore, dhe jo për të përkëdhelur që nuk dinë ku ti shpenzojnë paratë. Nëse vazhdoni me maskarada të këtij lloji, qumështi i nënës syte t’ju zerë dhe buka që ju ka rritur t’ju behet Harram. Sepse nuk bëhet shaka me pasurinë e Kombit.
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Editorial

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top