Connect with us
Elona Dobra

Fidan Aliti kontrate me Skenderbeun.

Sport

Fidan Aliti kontrate me Skenderbeun.

Skënderbeu ka bërë goditjen e bujshme të merkatos duke firmosur me Fidan Alitin. Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, që ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, do të jetë për tre vitet e ardhshme pjesë e Skënderbeut dhe në bazë të kontratës mësohet se do të paguhet rreth 5 mijë euro në muaj, ose thënë ndryshe 60 mijë euro në sezon. Trajneri Daja prej kohësh kishte kërkuar një blerje cilësore për mbrojtjen dhe mundësisht një lojtar që të mund të përshtatej në disa role. Dhe Aliti është i duhuri për një gjë të tillë, pasi përveçse në qendër të prapavijës, ai mund të luajë edhe në krahun e djathtë të saj. Madje korçarët kishin hyrë në bisedime edhe me Tiranën për të marrë shërbimet e Albi Dokës, por një transferim i tillë nuk u realizua.23 vjecari Aliti do të jetë një plus më shumë për Skënderbeun në fazën e grupeve të Ligës së Europës, ku korçarët do të kenë përballje të vështira. Kjo, pasi futbollisti ka luajtur në Europë me Luzernën e Zvicres, me skuadren moldave Sherif Tiraspoli dhe sezonin e fundit ka qenë pjesë e Slaven Belupos në Slloveni dhe ka eksperiencë në ndeshjet ndërkombëtare.Edhe pse merkatoja e Skënderbeut mund të konsiderohet e përfunduar, surprizat e presidentit Takaj mund të mos mungojnë për ndonjë goditje të orëve të fundit në repartin e sulmit.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top