Connect with us
Elona Dobra

Fier: Arrestohen inspektorët tatimorë për marrje rryshfeti.

Kronikë

Fier: Arrestohen inspektorët tatimorë për marrje rryshfeti.

Policia e Fierit ka ndaluar 2 inspektorë tatimorë me akuzën për korrupsion, pasi dyshohet se morën 7 mijë euro ryshfet nga një biznes.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një hetimi 2 mujor, ndaluan shtetasit F. Zh, 35 vjeç, banues në Fier, me detyrë përgjegjës i zyrës se analizës dhe informacionit në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier dhe A.T, 55 vjeç, banues në Fier, me detyrë Inspektor Zbatimi pranë Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Tatimeve Fier.

Sipas policisë, ndalimi i tyre u bë pasi duke qenë me detyrë Inspektor Tatimor, i kanë kërkuar dhe marrë 7 mijë euro ryshfet një subjekti tregtar me qëllim shmangien e sanksioneve tatimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion pasiv”.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kronikë

Sondazh

Vettingu duhet te filloje ne:

View Results

Loading ... Loading ...
To Top