Connect with us
Elona Dobra

Fier, kanabisi pushton bregdetin e Darëzezës

Lajme

Fier, kanabisi pushton bregdetin e Darëzezës

Fier – Kanabisi ka ‘pushtuar’ bregdetin e Darëzezës në orët e pasdites së sotme. Lajmi konfirmohet nga banorë të fshatit të cilët përveçse pohojnë se era e fortë e kanabisit i ka ‘mbytur’ por kanë ofruar edhe fotografi.
Sipas burimeve nga Darëzeza mësohet se përgjatë bregdetit dallgët kanë sjellë në breg sasi të mëdha kanabisi. Dyshohet se deti mund të ketë sjellë pas dhe kanabis të paketuar i cili nuk ka arritur të shkojë në destinacion.

 

Burime zyrtare të policisë pohuan se ka disa ditë që situata është e tillë në Vlorë, Divjakë por edhe në Darëzezë. Policia e rendit në bashkëpunim me atë kufitare në Vlorë dhe Durrës ka marrë masa dhe gjithashtu po zhvillon kontrolle të bregdetit në këmbë por edhe në det me mjete lundruese. /24.al

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top