Connect with us
Elona Dobra

Florida: Guvernatori; Largohuni, nuk do mbijetoni dot uraganit Irma.

Bota

Florida: Guvernatori; Largohuni, nuk do mbijetoni dot uraganit Irma.

Mbi 1 milion persona kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të kalimit të uraganit Irma, i cili gjatë mëngjesit të së dielës ka goditur brigjet e Floridas. Erërat kanë arritur shpejtësinë 215 km/orë. Guvernatori i Floridas i ka bërë thirrje qytetarëve të largohen menjëherë pasi nuk mund të ketë të mbijetuar. Mediat njoftojnë deri tani për 3 viktima. Autoritetet u kërkuan 700 mijë rezidentëve ne Florida Key, te evakuohen. Ndërsa policia u kërkoi 7 milion banorëve të shtetit të lënë banesat e tyre për ti shpetuar uraganit vdekjeprurës i cili ka arritur kategorinë 4. Ndërsa dëmet mund të arrijnë shifrën e 200 miliard dollarëve. Guvernatori i Alabamas ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Uragani pritet të godasë shtetet e Alabamës dhe Xhorxhias ditën e hënë. Ndërsa të martën uragani mund të godasë shtetin Tenesi. Një tjetër uragan me emrin Jose ka shkaktuar 20 viktima në Karaibe, duke arritur shpejtësi prej 240 km/orë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bota

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top