Connect with us
Elektroshtepiake

FOTO/ Denoncimi i Pollos, OSHEE mbifaturon gazetarin

Aktualitet

FOTO/ Denoncimi i Pollos, OSHEE mbifaturon gazetarin

Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo ka denoncuar një tjetër rast abuziv me faturat e energjisë që bëhet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Këtë herë viktimë e mbifaturimit është bërë një gazetar, i cili i ka kërkuar ndihmë Pollos, pasi ky i fundit është dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik.

Gazetari në denoncimin e tij pretendon se mbifaturimi i energjisë elektrike nga ana e OSHEE-së ka prapavijë të qartë politike. Sipas gazetarit Mentor Hoxha, kjo është një hakmarrje e pastër, e cila lidhet me pozicionin e tij si gazetar.

Hoxhaj në letrën dërguar Pollos, thekson se

Ja denoncimi i gazetarit:

“Ja si më tregon gazetari veteran Mentor Hoxha historinë e persekutimit politik të tij përmes faturave abuzive të OSHEE

Përshëndetje i nderuar Z. Pollo,

Uroj të jeni mirë;

Po ju drejtohem Juve si Kryetar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik për disa probleme që kam patur gjatë qeverisjes së “rilindasve modernë”.

E di që aktualisht jeni shumë i angazhuar, për shkak të situatës së nxehtë politike, por besoj do ta gjeni mundësinë për të ndihmuar një studiues dhe një gazetar profesionist që prej 20 vitesh mbron demokracinë dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

Krahas mbifaturimit hakmarrës nga OSHEE, gjatë muajit-qershor jam kërcënuar edhe tri herë me jetën time dhe të familjes për intervistën time dhe për disa artikuj të botuar gjatë periudhës maj-qershor 2016 në shtypin qendror kundër kryeministrit dhe ministrave të tij. Kërcënimet i kam denoncuar në organet e drejtësisë, por autorët nuk janë zbuluar akoma.

Përmes këtij denoncimi publik dua t’u informoj Juve si Kryetar i Komisionit Parlamentar të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik, pasi keni bërë një punë të shkëlqyer në mbrojtje të gazetarëve opozitarë të kërcënuar me jetë, si Tenis Skuqi, apo ndaj atyre të pushuar padrejtësisht nga puna si, Alida Tota etj. Etj”.

Image

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top