Connect with us
Elektroshtepiake

Foto e Video/ Paradë e madhe ushtarake në Moskë, Putin: Askush nuk do mbizotërojë mbi popullin rus

Bota

Foto e Video/ Paradë e madhe ushtarake në Moskë, Putin: Askush nuk do mbizotërojë mbi popullin rus

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar sakrificat e popullit sovjetik në Luftën e Dytë Botërore gjatë një parade të forcave të armatosura në Moskë.

Më shumë se 10,000 ushtarë dhe oficerë morën pjesë në paradën e 72 vjetorit të fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Në shfaqje morën pjesë rreth 100 automjete moderne ushtarake

“Asnjë forcë nuk do të jetë në gjendje të mbizotërojë mbi njerëzit tanë,” tha Putin, duke përgënjeshtruar kërcënimin e Gjermanisë naziste, shkruan syri.net. BRSS-ja humbi më shumë se 20 milionë njerëz, gjatë luftës së përgjakshme,  më shumë se çdo vend tjetër.

Mijëra ushtarakë dhe pajisjet më të avancuara beteje, u shfaqën ne Sheshin e Kuq në një paradë të madhe ushtarake në Moskë. Parakalimi vjetor i Ditës së Fitores,  për herë të parë përfshinte raketa të përshtatura për luftën kundër Arktikut./SYRI.net/ 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bota

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top