Aktualitet

Gazetari: Në Shqipëri janë 20 grupe kriminale që kanë laboratorë droge

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se policia nuk arreston bosët e vërtetë të drogës. Sipas tij, në Shqipëri janë 20 grupe kriminale që kultivojnë kanabis.

Deklaratën e ka bërë sot nga studion e “News24”, i cili shtoi se rastet e fundit të goditura nga policia, nuk kanë të bëjnë me laboratorë modernë droge, por me rastet kultivimi në ambiente të mbyllura.

Pyetje: A ka laboratorë droge ne Shqipëri?

“Po. Janë 20 grupe kriminale të strukturuara që po bëjnë të njëjtin aktivitet kriminal në zona të tjera të vendit siç u bë në Lazarat në vitin 2014. Ne s’e kemi prerë kokën këtij aktiviteti kriminal, nuk janë arrestuar bosët e vërtetë”, tha Artan Hoxha.




Kliko për të komentuar

Copyright © 2016 24.al - Të gjitha të drejtat e autorizuara.

To Top