Connect with us
Elona Dobra

Gjyqtarët nuk pranojnë të gjykojnë Frrokun

Aktualitet

Gjyqtarët nuk pranojnë të gjykojnë Frrokun

Gjyqtarët, Fatmira Hajdari, Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa dhanë dorëheqjen nga procesi gjyqësor ndaj Mark Frrokut, ish-deputetit të dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Shkallës I Tiranë.Dorëheqjet pritet të miratohen nga kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë, dhe nëse ndodh kjo, dosja “Frroku” do të hidhet sërish në short për t’u caktuar gjykatësit e rinj. Ish deputeti Frroku është dënuar me 7 vite e gjashtë muaj burgim për akuzat e pastrimit të parave, ndërtimit të paligjshëm dhe fshehjes së pasurisë. Ndërkohë që për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit, në Belgjikë Frroku doli i pafajshëm. Ai e ankimoi vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar lirinë në Apel. Sot gjatë seancës së parë papritur gjyqtarët vendosën t’i ikin këtij procesi gjyqësor.  Ata u shprehen se e kanë gjykuar njëherë Mark Frrokun.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top