Connect with us
Elona Dobra

Greqi. Kapet me 23 kg heroinë Maradona.

Bota

Greqi. Kapet me 23 kg heroinë Maradona.

Një bandë bandën shqiptaro-greke që merrej me trafik droge është kapur nga policia e shtetit fqinj. Në pranga kanë rënë 5 persona, 3 shqiptarë dhe 2 shtetas grekë. Drejtuesi i grupi ishte shqiptari i identifikuar me emrin Xhoni, 47 vjeç, ndërkohe pjesë e bandës është edhe shqiptari me emrin Maradona. 5 pjestarë e bandës i perkasin komunitetit rom. Maradona ka pohuar në polici se emrin ia kisht vënë babai pasi ishte tifoz argjentinas. Policia greke njoftoi se ka arrestuar edhe 3 femra, një shqiptare 39 vjeçe dhe 2 greke, 19 dhe 41 vjeçe. Të arrestuarit kishin ngritur një laborator droge ne zonën ku jetonte komuniteti rom në Athinë Nea Zoni Aspropirgo. Polcia greke ka përdoru edhe dron për të mbikqyrur lëvizjen e të dyshuarve. Në ambientet e laboratorit u gjetën 23 kg heroinë, 38.8 gram marijuane, 16.5 kg përzierës dhe disa ngjitëse ku shkruhej “Selanik” dhe “Larisa” te cilat do vendoseshin mbi pakot me droge ne baze te destinacionit. Sipas dëshmisë të të arrestuarve,  droga vinte nga Turqia ndërkohë qe shpërndahej më pas në Selanik, Larisa e Patra e ndoshta dhe ne Europën Perëndimore. Sipas policisë greke, kjo baze konsiderohet si një nga me kryesoret në Ballkan.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bota

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top