Connect with us
Elona Dobra

Hahn: Nuk jap dot një datë për integrimin e Shqipërisë, shqetësim numri i azilkërkuesve

Aktualitet

Hahn: Nuk jap dot një datë për integrimin e Shqipërisë, shqetësim numri i azilkërkuesve

Komisioneri për zgjerimin Hahn në daljen e tij para mediave me kryeministrin Rama e tha prerazi se ende nuk ka një datë për hapin e rradhës të Shqipërisë në kuadër të integrimit.

Sigurisht që edhe pse nuk e theksoi prerazi Hahn sheh si problem situatën e drogës në vend apo numrin e lartë të azilkërkueve.

“Është një pëpjekje e kot për qytetarët shqiptarë që të aplikojnë për azil në vendet e Europës pasi ua ritheksoj që kjo është e pamundur. Kjo tregon që vendi nuk është gati për t’u anëtarësuar në BE dhe unë mendoj se kjo nuk është e vërtetë.

Kryeministri tha që është bërë progres për luftën kundër kanabisit dhe disa vende europiane i kanë njohur përpjekjet tuaja. Nuk dua të theksoj ndonjë datë të caktuar, po dua të them që është cilësia dhe jo shpejtësia rruga më e mirë për të qenë pjesë e BE-së”, u shpreh Hahn.

Po ashtu komisioneri e përmendi disa herë që qytetarët duhet të jenë të duruar pasi rruga drejt BE-së kërkon durim dhe është e gjatë.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

Cila nga reformat është më e rëndësishme?

View Results

Loading ... Loading ...
To Top