Connect with us
Elona Dobra

I dashur shoku Gramoz!

Opinion

I dashur shoku Gramoz!

Shumë demokratë janë zemëruar prej emërimit tënd Kryetar Kuvendi. Mirpo ty s’të ftohet mishi i qingjit për ketë punë sepse kauza anti-komuniste në ketë vend, ka ra. PD, duke qenë e mbushur me fmi sigurimsash nuk ka më legjitimitet për t’i udhëhequr ata që do të të nxirrnin ty me dhunë nga Kuvendi sapo të votoheshe. Nuk beson më askush, thonë “Të dy palët njëlloj janë”. Ju fituat, shoku Gramoz.

Fituat. I mbushët partitë opozitare me fmit tuaj, me të afërmit apo lidhjet e krushqisë dhe “Të Djathtët Shqiptarë” që janë gati të të nxjerrin ty nga Kuvendi dhe partinë tënde nga historia, sot nuk dinë kundër kujt të luftojnë më parë; kundër teje apo kundër kolegëve kriptokomunistë të lyer blu që shtiren si demokratë. Dhe iu mbushët mendjen miletit se jemi të gjithë komunistë.

Nuk tentuat kurrë ta bindnit miletin se ju nuk jeni komunistë, pra nuk jeni të këqinj. Thjesht i thatë se edhe ata të tjerët janë të këqinj si ju dhe, le të votohet i keqi më i aftë. As ata të tjerët nuk tentuan kurrë seriozisht të jenë anti-komunistë të vërtetë, të ngrinin diferencë ideologjike, thjesht menduan se do të mjaftojë gjithmonë sharja juaj si bij të afërt të Byrosë (duke pasur në drejtim bijt pak më të largët e më të panjohur) për të marrë votat e popullit të djathtë. Ju nuk ankoheni që midis jush ka të djathtë që u janë infiltruar prej nesh.

Se nuk ka. I keni vetuar mirë rradhët e sektit. Le që ne s’po kemi të djathtë mjaftueshëm për vete, jo më me tepri për t’i infiltruar tek ju. Kurse komunistë ka boll edhe për tek ju edhe për tek ne. Kështu që, shoku Gramoz, jeni të fituar. Jo se keni ndryshuar por, se ia keni arritur të mos e lejoni PD të ndryshojë. Gjithsesi, besoj se një ditë do të shihemi diku, në kuti votimi apo në bulevarde mes flakëve e gurëve apo gëzhojave por, besoj se dy popujt, ai komunist e ai i djathtë do të shihen diku, se shkoi gjatë pa u parë. Deri atëherë, bëfshi qejf atje në Kuvend.

Nga Indrit Vokshi

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Opinion

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top