Connect with us
Elektroshtepiake

Ilir Meta merr detyren si President i ri i vendit

Aktualitet

Ilir Meta merr detyren si President i ri i vendit

Ceremonia e perurimit te presidentit te ri ka filluar rreth ores 18.00 ne sallen e parlamentit ku Ilir Meta ka bere betimin para deputeteve te Kuvendit te Shqiperise. Nderkohe qe u vu re mungesa ne salle e Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Erion Brace, Tom Doshi dhe Shpetim Idrizi.Ne historine e shtetit shqiptar Ilir Meta eshte presidenti i 10-te. Pas betimit si President, Meta ka dhene sinjalin e pare ne marredhenien e re konstitucionale me kryeministrin e vendit. Ai eshte larguar nga podiumi pa shtrenguar duart me ish aleatin e tij ne legjislacionin e kaluar, Rama, por nuk ka harruar te takohet me ish presidentin Sali Berisha.

Ilir Meta është betuar me një fjalim standart, korrekt dhe duke i’u shmangur çdo lloj ironie apo interpretimi politik me dy kuptime. I vetmi moment ku ai ka lënë të kuptohet pak nga dilemat e tij personale ka qenë momenti kur ka përshkruar ditën e 28 prillit, kur u votua nga kuvendi si president: “Në 28 prill zgjodha më shumë me mendje sesa me zemër sepse isha koshient që opozita ishte në bojkot”, ka thënë presidenti i ri duke evokuar deklaratat e tij publike se nuk do të zgjidhej kurrë në krye të shtetit pa konsensusin e opozitës. Por tani situata ka ndryshuar ndaj dhe Meta theksoi se sot është betuar edhe me zemër. “Tani betimin po e bëj edhe me zemër duke menduar se kontribuva sado pak për zgjidhjen e krizës” tha ai duke mos harruar të theksojë në fjalim rolin e pazëvendësueshëm të opozitës.

Me pas te gjithe jane drejtuar ne Presidence ku Ilir Meta ka marre zyrtarisht detyren duke u pershendetur me paraardhesin e vet Bujar Nishani.

Gjate fjales se mbajtur ne Presidence, Ilir Meta ka dhenje nje vleresim per presidentin ne largim Bujar Nishani, duke e konsideruar si nje person qe ka ditur te ruaje ekuilibrat politike ne keto 5 vjet. Jam besnik i palekundur i konsensusit dhe dialogut, eshte shprehur vec te tjerash presidenti Meta.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top