Connect with us
Elona Dobra

Kapet nje rrjet hajdutesh dhe grabitesish.

Kronikë

Kapet nje rrjet hajdutesh dhe grabitesish.

Olsen Llambro

Zbardhen një seri vjedhjesh të ndodhura në Vlorë, Sarandë dhe Himarë. Arrestohen tre shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Shtetasit e arrestuar, kryenin vjedhje në ambiente të hapura, në rrugë, kryesisht kundrejt personave të mitur dhe nëpërmjet mashtrimit dhe kanosjes me fjalë u merrnin telefonat celularë, por edhe ndaj personave të rritur duke vjedhur në banesa e lokale.

Policia Vlore gjate operacionit te koduar “Sezoni”, ka vene nen pranga shtetasit:

– Kreshnik Yzeiri, 33 vjeç, banues në Vlorë.

– Adriatik Hitaj, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

– V.Ç., 24 vjeç, banues në Kuçovë.

– Albi Biçaku, 21 vjeç, banues në Elbasan.

Kreshnik Yzeiri, rezulton si autor i dyshuar i disa vjedhjeve, të cilat i kryente në ambient të hapur, në rrugë, kryesisht kundrejt personave të mitur dhe nëpërmjet mashtrimit dhe kanosjes me fjalë u merrte telefonat celularë.

• Më datë 16.06.2017, në lagjen ”28 Nëntori”, i ka vjedhur telefonin, marka ”Dodge” shtetasit K.T., 16 vjeç.

• Më datë 20.06.2017, tek ”Sheshi i Flamurit”, u ka vjedhur celularët, marka ”Samsung”, shtetasve K.H., 20 vjeç, banues në Vlorë dhe shtetasit N.H., 17 vjeç, banues në Vlorë.

• Më datë 23.06.2017, në lagjen ”Pavarsia”, i ka vjedhur telefonin e llojt ”Smartphone” shtetasit K.K., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Albi Biçaku  më datë 24.07.2017 së bashku me shtetasin A.O., 13 vjeç, banues në Librazhd, tek një hotel në Dhërmi kanë vjedhur një shumë prej 100 euro dhe 75 000 lekë të reja.

Ne datë 15.07.2017, në një banesë në Himarë kanë marrë disa bizhuteri me vlerë monetare 400 euro dhe në një tjëtër banesë kanë vjedhur një shumë prej 30 000 lekë të reja.

Adriatik Hitaj, rezulton autor i dyshuar i veprave penale ”Përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale, ose veprimtari kriminale” dhe ”Moskallëzim krimi”.

Shtetasit Adriatik Hitaj, i janë sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale sendet, (1 saldatriçe dhe 2 trapanë,1 prese alumini, 400 kg alumin në formë shufrash), të cilat ja kishte vjedhur shtetasit F.S.nga Konispoli.

Eshtë shpallur në kërkim shtetasi V.Ç., 24 vjeç, banues në Kuçovë.

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kronikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top