Connect with us
Elona Dobra

Koço Kokëdhima sfidon Ramën: Do të bëhem kryeministër!

Politikë

Koço Kokëdhima sfidon Ramën: Do të bëhem kryeministër!

Koço Kokëdhima ka bërë për herë të parë publike ‘ëndrrën në sirtar’, atë për tu bërë kryeministër i vendit një ditë. Këtë deklaratë kreu i lëvizjes Zgjidhja, e bëri gjatë një takimi me socialistët dhe mbështetësit e tij në Pogradec.

Kokëdhima deklaroi se ambicia e tij për tu bërë kryeministër, vjen nga dëshira e madhe që ka për të bërë realitet 3 ëndrrat e mëdha të shqiptarëve.

“Unë dua të bëhem kryeministri juaj në të ardhmen e afërt, për të kryer ato vepra që sot ju duken ëndrra dhe iluzione, por që nesër do të jenë realitet po të udhëhiqemi nga treshja e vlerave kardinale: ndershmëria, atdhedashuria dhe profesionalizmi”, tha kreu i Lëvizjes ‘Zgjidhja’.

Kokëdhima shtoi se forca që ai drejton nuk do të futet në garë elektorale me kodin aktual zgjedhor.

“ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje jogjithëpërfshirëse. ‘Zgjidhja’ nuk do futet kurrë në zgjedhje pa opozitën. ‘Zgjidhja’ nuk do të legjitimojë kurrë zgjedhje që përçajnë popullin tonë. Ajo do udhëheqë luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk do të futemi në zgjedhje që i administrojnë partitë e mëdha. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje me këtë sistem.

Duke komentuar anulimin e zgjedhjeve të parashikuar në Kavajë të dielën, Kokëdhima tha se ai e kishte  paralajmëruar një skenar të tillë.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Politikë

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top