Connect with us
Elona Dobra

Kombetarja shqiptare e Futbollit ka tashme trajnerin e saj te ri.

Sport

Kombetarja shqiptare e Futbollit ka tashme trajnerin e saj te ri.

Olsen Llambro

Ne seline e Federates shqiptare te futbollit, presidenti i saj Armando Duka ka prezantuar njeriun qe do drejtoje Kombetaren tone. Christian Panucci ulet zyrtarisht ne krye te Pankines kuq e zi. Trajneri italian ishte zgjedhje e presidences, pas nje sere konsultimesh dhe bisedimesh dhe me emra te tjere te njohur te futbollit boteror. Pretendente per kete post sipas Dukes ishin De Canio, Zenga, Sedorf dhe Malezani.

Nga ana e tij trajneri Panucci pasi ka falenderuar Duken per vleresimin dhe besimin per ta cuar kombetaren tone ne Euro 2020, ka shprehur konsideraten per skuadren tone te futbollit. Edhe pse e pamundur serish duhet te vleresojme ndeshjet e mbetura te eleminatoreve te Boterorit Rusi 2018 ka vazhduar Panucci. Per trajnerin e ri, paraardhesi i tij De Biasi ka bere nje pune te jashtezakonshme. Ai ka shkruar historine ne futbollin shqiptar, ndersa une dua ta vazhdoj, duke lene deren te hapur per cdo lojtar te mire shqiptar qe deshiron te behet pjese e ekipit kombetar.  Panucci ka pranuar se pranimi i fteses ishte nje mundesi e arte per te nisur karrieren e vet si trajner.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Sondazh

A është Saimir Tahiri maja e Ajsbergut, në trafikun e drogës?

Loading ... Loading ...
To Top