Connect with us
Elektroshtepiake

Koreja e Veriut kercenon SHBA: Gati te godasim Guam-in

Bota

Koreja e Veriut kercenon SHBA: Gati te godasim Guam-in

Rritet tensioni mes SHBA dhe Koresë së Veriut, pas vendosjes së sanksioneve te reja. Shënjestra e sulmit koreano verior do të jetë ishulli i Guamit, atje ku Amerika ka bazën e vet ushtarake ne Filipine. Koreja e Veriut po vlerëson njëkohësisht përdorimin e 4 raketave me rreze të ndermjetme Hwasong-12 per te goditur asetet strategjike te Marinës dhe Aeronautikës amerikane. Plani i hartuar nga Kim Rak-gyom, njëkohësisht shefi i balistikes speciale, pritet të jete gati në mes të gushtit, ndërsa ekzekutimi i këtij plani do të varet nga urdhri që do japë lideri suprem Kim Jong-un.

Sipas Njoftimit të lëshuar nga Koreja e Veriut raketat do të pershkojne qiellin e prefekturave japoneze, Shimane, Hiroshima dhe Koichi, para se te ulen 30-40 km nga Guami. Kjo lëvizje do të jete si paralajmërim ndaj SHBA. Më herët Donald Trump kishte deklaruar se ndaj një lideri të privuar nga arsyeja rruga e vetme e dialogut është zjarri i luftës.

Guam-i është një ishull prej 544 km katror, me 162 mijë banorë, në një largësi prej 3400 km nga Pyongyang. Në këtë ishull janë dislokuar 3831 ushtarakë të përqëndruar ne bazën ushtarake Andersen e fortifikuar me bombardues strategjike B-52 dhe B-1B, përvec sistemit të sofistikuar anti-raketë Thaad vendosur së fundmi në Korenë e Jugut.

Gjatë javës dy B-1B të afta të arrijnë orenë e eriut për 2 orë, realizuan nje fluturim demonstrativ mbi gadishullin korean në bashkëpunim me manovrat ushtarake të Seulit. Këshilli i OKB-së vendosi sanksione ndaj Koresë së Veriut per dy manovra gjatë muajit korrik me leshimin e 2 raketave balistike Vektor ndërkontinentale ku njëra prej tyre u lëshua më 4 korrik Ditën e Pavarsisë së SHBA.

Ekspertët amerikanë vlerësojnë se Koreja e Veriut ka gati Bombën atomike. Sipas tyre Pyongyang mund ta aktivizoje gjatë fundit të muajit gusht me rastin e ushtrimeve të perbashkëta ushtarake vjetore mes SHBA dhe Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut nga ana e saj premton reagim të ashpër ndaj sulmeve të Veriut . SHBA vlerëson si aleat të fortë Seulin, duke deklaruar se Pyongyang ende nuk ka një plan konkret per realizimin e një sulmi të tillë kundër uamit, gjithsesi vigjilenca do jetë e lartë

Edhe Japonia është shprehur në mbështetje te Amerikes dhe Koresë së Jugut. Tokyo është e aftë te dallojë dhe godasë raketat e Koresë së Veriut kundër territorit amerikan të Guamit. Ministri japonez i mbrojtjes ka këshilluar homologët e Koresë së Veriut “te ushtrohen” në vetpërmbajtje.

epa06134822 (FILE) – A handout photo made available by NASA on 10 August 2017 shows a satellite image of the island of Guam acquired by NASA’s Earth Observing-1 (EO-1) satellite on 30 December 2011. According to reports on 10 August 2017, quoting North Korean state media, North Korea’s Strategic Force said that the North Korean military is considering a plan to fire four intermediate-range ballistic missiles around the island of Guam, adding it will finalize the plan by mid-August and report it to North Korean leader Kim Jong-un and await his order. Hwasong-12 missiles were said will cross the sky above the Shimane, Hiroshima and Koichi prefectures of Japan and fly 3,356.7km for about 18 minutes before landing 30 to 40km away from Guam, the North added. The threat, amid escalating tension in the region, followed US President Donald J. Trump’s warning to Pyongyang that any threat to the USA ‘will be met with fire and fury like the world has never seen.’ EPA/NASA HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

 

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bota

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top