Connect with us
Elona Dobra

Kosovë: Arrestohet për mashtrim deputeti Zeka

Rajoni

Kosovë: Arrestohet për mashtrim deputeti Zeka

Premtimi për viza pune në Gjermani dhe përfitimi prej 3500 euro për vizë kanë çuar në pranga deputetin e NISMA Milaim Zeka. Mediat kosovare bëjnë të ditur se deputeti dyshohet të jetë përfshirë në këtë skemë mashtrimi për 920 shtetas.

Arrestimi i ish-gazetarit është bërë nga Njësiti i krimeve ekonomike i Policisë së Kosovës, gjatë mesditës.

Arrestimi ka ndodhur pak ditë pasi portali ‘Insajderi’ ka publikuar hulumtimin për këtë skandal me viza, në të cilin dyshohet se Zeka ka qenë i implikuar, duke krijuar një biznes të tillë bashkë me partnerin e tij biznesmen, Ilir Krasniqi.

920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi, e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij.

Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit dyshohet se aplikantët janë gjendur brenda një skeme mashtrimi, të cilën Prokuroria ka nisur hetimet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi.

Partneri i Zekës, Ilir Krasniqi, tashmë ndodhet në paraburgim, pasi për të njëjtën skemë ishte arrestuar para disa javësh.

Ndaj Zekës është marrë masa e arrestit prej 48 orësh.

Continue Reading
Advertisement Ambalazhe Kartoni
You may also like...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Rajoni

Sondazh

Vettingu duhet te filloje ne:

View Results

Loading ... Loading ...
To Top