Connect with us
Elektroshtepiake

Kosovë/ Kandidojnë për deputetë por janë në arrest

Aktualitet

Kosovë/ Kandidojnë për deputetë por janë në arrest

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të mbahen me datën 11 qershor 2017, dhe tanimë fushata atje ka nisur intensivisht nga të gjitha subjektet politike.

te arrestuarit

Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Vsar Ymeri ka kandidat për kryeministër Albin Kurtin. Ky subjekt politik ka si kandidatë edhe 4 kandidatë për deputetë të cilët në bazë të një vendimi të gjykatës janë prej muajsh në arrest shtëpiak, sepse janë akuzuar për sulmin ndaj kuvendit të Kosovës.

Egzon Haliti 56, Adea Batusha 57,  Frashër Krasniqi 58, Atdhe Arifi 59, janë kandidatët e Lëvizjes vetëvendosje të vilët janë në arrest shtëpiak, por arresti dhe agresiviteti i institucioneve të Kosovës nuk i ka ndalur ato të garojnë në zgjedhje. Kujtojmë se ndër aktivistët e VV të arrestuar nga policia e Kosovës ishte edhe Astrit Dehari i cili u vra në burg dhe vdekja e tij, mbeti misterioze prej shumë kohësh./ 24.al©

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Aktualitet

Sondazh

A do qeverisin bashke PS dhe PD?

Loading ... Loading ...
To Top